Вести
Muzikantët dalin në protestë: Të lejohet muzikë live edhe nëpër kafeteri

Të revoltuar që autoritetet lejuan muzikë live vetëm në dasma, e jo edhe në ahengje të thjeshta dhe ngjarje të vogla, muzikantët do të protestojnë. Nga Shoqata për avancimin e të drejtave të muzikantëve “Muzika tash” se protesta do të mbahet të premten në Shkup.
„Edhe përskaj gjithë mundimeve tona, nuk arritëm t’a kuptojmë logjikën e shpalljes së fundit zyrtare pas vendimit të qeverisë për lehtësimin e masave. Pse dasmat dhe muzikantët të cilët interpretojnë nëpër dasma do të ishin më të privilegjuar tash për dallim nga të tjerët? Ku janë protokollet për ngjarjet e vogla (kafeteritë, restoranteve, klubeve të natës, baret, kafenetë, dhe objektet tjera hotelierike) të cilat ua dorëzuam verën e kaluar? Deri kur do të zgjasë ky diskrimini, sepse për këtë bëhet fjalë, për diskriminim? Me këtë vendim të fundit nga komisioni i sëmundjeve ngjitëse këto masa gjysmake do të shkaktojnë hapa në punën e përditshmërisë së re dhe pashmangshëm do të rezultojë me organizim të përditshëm të rrejshëm të dasmave dhe ahengjeve në të gjitha objektet hotelierike. Prandaj këtë herë drejtohemi deri te qeveria, e cila i votoi propozim masat të parashtruara nga Komisioni për sëmundje ngjitëse dhe apelojmë dhe kërkojmë, në mënyrë konçize dhe qartë të anulohet masa e Gazetës zyrtare ne. 240 nga 05.10.2020- Bashkëngjitje numër 7 dhe 8, numër 13 dhe 15 pa diskriminim të çfarëdo qoftë segmenti nga kolegjiumi jonë dhe përfundimisht pas 15 muaj të mundet të fillojmë me punë të gjithë, në plotëkuptimin e fjalës të gjithë muzikantët. Nëqoftëse lutjet dhe kërkesat tona nuk do të dëgjohen, këtë të premte 04.06.2021 paralajmërojmë protestë”, thuhet në lajmërimin e Shoqatës.
-
Гостиварпред 3 недели
Се потсетуваме, најсреќните на Водици во Гостивар кои го извадија крстот од Вардар
-
Македонијапред 2 месеци
Невработените со можност за бесплатни обуки и полагање за возачки дозволи за камион и автобус
-
Гостиварпред 3 месеци
ПАТЕПИС: Во прегратките на Кораб – Светилиштата како вечност
-
Вестипред 3 месеци
УЈП со важно известување за корисниците на МојДДВ
-
Вестипред 3 месеци
Преку „е-услуги“ вадење имотен лист за неколку секунди
-
Гостиарскипред 3 месеци
Гостиварецот Деан Поповски победник во уникатното голф дерби во Белград
-
Македонијапред 3 месеци
Комплетна листа на неработни денови во 2025-та година
-
Што, како, каде?!пред 1 месец
„Пица & Бургер БЕЈБИ“ – Ново уникатно место за добра храна и забава во Гостивар