Вести
Ndaj 3 personave nga Gostivari dhe një nga Dibra ka nisur hetimi për sekuestrimin e 100 kilogramëve marihuanë
Prokurori publik kompetent nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka lëshuar urdhër për kryerjen e hetimeve ndaj katër personave, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Prodhimi dhe shpërndarja e paautorizuar e drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” sipas nenit 215 paragrafi 3 i Kodit Penal.
Pas disa muajsh të procedurës para hetimore, më 14 dhjetor në orët e pasdites, nën udhëheqjen e një prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, nga ana e Departamentit për shtypje të Krimit të Organizuar dhe krimit të rëndë dhe zyrtarë policorë të DPB Gostivar ishte i zbatuar aksion policorë i koordinuar. Në aksion u shpërbë një grup i organizuar kriminal dhe u pre një kanal për transport ndërkombëtar dhe tregti të paligjshme të drogës. Njëkohësisht janë sekuestruar rreth 100 kg lëndë narkotike – marihuanë në vlerë të përgjithshme rreth 300 mijë euro.
“Tre personat nga Gostivari dhe një person nga Dibra, me qëllim të pasurimit të kundërligjshëm të përfitimit të pronës, kanë blerë lëndën narkotike – marihuanë dhe e kanë vendosur në një objekt në Gostivar. Më datë 14 dhjetor, sipas një marrëveshjeje të mëparshme, ia kanë dorëzuar njërit prej të denoncuarve, i cili duhet ta transportonte drogën me kamion në Republikën e Bullgarisë për një kompensim të caktuar monetar. Rreth orës 17:15, në pikë pagesën “Gllumovë”, gjatë kontrollit të kamionit “Man” me rimorkio, me targa të Dibrës, nga ana e zyrtarëve policorë janë gjetur 19 çanta të zeza me 189 pako marihuanë”, njoftoi prokuroria.
-
Гостиварпред 3 дена
Се потсетуваме, најсреќните на Водици во Гостивар кои го извадија крстот од Вардар
-
Гостиварпред 3 месеци
Инцидент во маркет во Гостивар
-
Македонијапред 2 месеци
Невработените со можност за бесплатни обуки и полагање за возачки дозволи за камион и автобус
-
Светпред 3 месеци
Во Словенија нови правила за странци за постојан и привремен престој
-
Гостиварпред 2 месеци
ПАТЕПИС: Во прегратките на Кораб – Светилиштата како вечност
-
Вестипред 2 месеци
УЈП со важно известување за корисниците на МојДДВ
-
Рецептипред 3 месеци
Домашна кремаста пилешка паштета – брз и едноставен рецепт
-
Вестипред 2 месеци
Преку „е-услуги“ вадење имотен лист за неколку секунди