Na ndiqni në:

Maqedoni

123 të hospitalizuar në kovid qendrat në vendin tonë, 999 aktiv të infektuar

Botuar

  • македонски јазик

Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitiv dhe të dyshuar të koronavirusit të cilët shërohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në shtetin tonë është 123 dhe ka rreth 420 shtretër të shprazët në kovid qendrat, tha Ministria e shëndetësisë.

Në 24 orët e kaluar në kovid qendrat e spitaleve rreth vendit është paraqitur se mjekohen gjithësej 73 pacientë. Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 10 pacientë, pozitiv dhe të dyshuar për Kovid-19. Në spitalin e Shtipit 10 pacientë. Në repartin infektiv në Tetovë ka 5 pacientë, në Veles mjekohen 10 të sëmurë, ndërsa në Kumanovë 13. Në kovid qendrën në Ohër janë të hospitalizuar 7 pacientë, në Prilep 4, në Gostivar 3, ndërsa në Strugë 5 të sëmurë. Në spitalin e Strumicës janë të hospitalizuar 4 pacientë, në Kërçovë 2 dhe në Kavadarci dhe në Gjevgjeli nuk ka të hospitalizuar persona pozitiv dhe të dyshuar të koronavirusit. Ministria potencon se numrat mund të ndryshohen nga çasti në çast, sipas pacientëve të pranuar dhe të lëshuar.

Sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik, numri i të sëmurëve aktiv në vendin tonë është 999. Më së shumti në Shkup 395, pastaj në Kumanovë 109, Ohër 53. Regjioni i Gostivarit momentalisht është me 28 persona aktiv me koronavirus.

Сподели на:
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени работни места во Полог:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!