Lajme
22 Prilli, Dita e Planetit Tokë

Dita e Planetit Tokë filloi të festohet në Shtetet e Bashkuara dhe që nga viti 1990 ajo është kthyer në një lëvizje globale mobilizimi në 141 vende, duke ngritur çështje mjedisore në skenën botërore.
Fillimisht, fokusi ishte ngrohja globale dhe nevoja për energji të pastër.
Me kalimin e viteve, kjo nismë e Ditës së Tokës ka bashkuar qindra miliona njerëz në lëvizjet mjedisore, duke krijuar mundësi për angazhim qytetar dhe vullnetarizëm për një mjedis më të shëndetshëm dhe më të pastër.
Ngjarjet e Ditës së Tokës mbështesin mjedisin, duke u përpjekur të bashkojnë njerëzit në mbarë botën të vetëdijshëm për rëndësinë e çështjeve mjedisore dhe çështjeve të tilla si ndotja, konflikti, varfëria dhe lufta.
Fushatat e Ditës së Tokës nxjerrin në pah nevojën për qytete të gjelbra dhe pyllëzimin, ndërgjegjësimin për ndryshimet klimatike për fatkeqësitë natyrore në mbarë botën me ndikim të madh te njerëzit, florën dhe faunën, ndikimin dhe pasojat e rritjes së nivelit të detit, zhdukjen e disa llojeve të bimëve dhe kafshëve, ajri e ndotur dhe të ngjashme.
Tema e Ditës Botërore të Tokës sivjet është “Investoni në planetin tonë” dhe fokusohet në përshpejtimin e zgjidhjeve për të luftuar kërcënimet më të mëdha në botë, si ndryshimi i klimës.
- Gostivari2 muaj më parë
Mario Krajoski nga Gostivari me medalje të artë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës
- Gostivari3 muaj më parë
KONKURS për poezi nga autorë të rinj nga Gostivari
- Gostivari3 muaj më parë
Promovim i përmbledhjes së re me poezi të Erol Tufan nga Gostivari
- Аrgëtim3 muaj më parë
“KODA” fitoi “Oscar” për filmin më të mirë – “Dina” me më shumë statuja
- Maqedoni2 muaj më parë
Një arrushë e lënduar është duke vrapuar në rrugën Dibër – Mavrovë
- Gostivari3 muaj më parë
Гостиварското основно музичко училиште прослави патронат
- Maqedoni2 muaj më parë
Nga nesër do të hiqen të gjitha masat epidemike për hyrje në Serbi
- Gostivari2 muaj më parë
Arrestohet një person në Gostivar i cili ka sulmuar dashnoren e tij