Na ndiqni në:

Maqedoni

31 rast të infektimit me kovid për herë të dytë të regjistruar javën e kaluar

Botuar

  • македонски јазик

Pas periudhës nga 6 deri 12 Shtator në vend janë testuar gjithësej 34.175 materiale për kovid dhe janë regjistruar 3.471 rast të ri pozitiv, që është për 24,9% më pak nga java paraprake, theksohet në raportin nga ISHP. Përqindja e pozitivitetit sillet nga 9% deri 10,8%, mesatarisht 10%. Numri më i madh i rasteve të regjistruara janë nga Shkupi (1.653). Gostivari në atë periudhë ka 92 të sapo infektuar.

Pas 2 testeve negative të fituara për praninë e SARS-CoV-2  ose me përdorimin e algoritmit të ri, me status “të shëruar” janë marrë 3.496 persona që kanë qenë të hospitalizuar ose në mjekim shtëpiak, zmadhim prej 4,6% në krahasim me javën e kaluar. Janë të paraqitur 142 raste vdekjeje në 22 qytete gjatë javës së kaluar, prej tyre pjesa më e madhe janë nga Shkupi (47), Strumicë (13), Kumanovë (12) dhe Gostivar (11).

Gjatë javës së kaluar janë paraqitur 31 reinfektime me korona virusin, kurse gjithësej duke marrë nga 12 Shtatori janë regjistruar 498 reinfektime dhe një reinfektim i dytë, gjegjësisht infektim për herë të tretë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена