Na ndiqni në:

Maqedoni

82% e të vdekurve në tre muajt e fundit nuk kanë qenë të vaksinuar

Botuar

  • македонски јазик

Dje ishin të regjistruar 417 raste të reja të KOVID-19 nga 2.964 testime ose 14 përqind, gjithësej të paraqitur dhjetë të vdekur dhe 329 pacientë të shëruar. Për momentin në shtet ka 6.576 raste aktive. Në tre muajt e fundit, 73 përqind të rasteve pozitive të Kovid-19 nuk kanë qenë të vaksinuar. Kjo përqindje tek të hospitalizuarit është 75, kurse tek të vdekurit 82, tregoi analiza e Ministrisë së shëndetësisë.

Numri i përgjithshëm i personave kovid- të diagnostikuar në vendin tonë nga fillimi i epidemisë mbërriti 201.708 nga 1.378.530testime të bëra. Janë shëruar 188.024 pacientë, të vdekur 7.108.

Në periudhën nga 6 Gusht deri pardje, në territorin e shtetit janë konfirmuar 45.621 qytetarë pozitiv të KOVID-19, prej të cilëve 12.375 persona ose 27 përqind kanë qenë plotësisht të vaksinuar. Sipas statistikave për gati tre muajt e fundit, 33.246 qytetarë, gjegjësisht 73 përqind të rasteve pozitive të Kovid-19, nuk kanë qenë të vaksinuar, është shënuar në analizën e të vaksinuarve nga rastet pozitive të Kovid-19, që dje e shpalli Ministria e shëndetësisë.

Për të vaksinuar, siç theksohet në njoftimin, konsiderohen personat që janë vaksinuar me dy doza dhe kanë kaluar së paku 14 ditë nga pranimi i dozës së dytë të vaksinës.

Përqindja e personave të hospitalizuar që nuk janë të vaksinuar është 75 përqind, përderisa 25 përqind nga të gjithë pacientët momentalisht të hospitalizuar janë plotësisht të vaksinuar.

Vdekshmëria tek të pavaksinuarit është në mënyrë drastike më e madhe, tregon analiza. Në periudhën prej 6 Gusht deri pardje, në territorin e shtetit nga Kovid-19 kanë vdekur 1.592 pacientë. Prej tyre, 1310 pacientë ose 82 përqind nuk kanë qenë të vaksinuar, kurse 18 përqind, gjegjësisht 282 kanë pranuar vaksinë. Sipas analizave, të vdekurit kanë pasur më shumë sëmundje të kombinuara kronike.

Pacientët kanë qenë të vaksinuar ne të gjitha llojet e vaksinave që janë në dispozicion tek ne. Çdo vaksinë që e kemi në dispozicion është e sigurtë, informojnë nga Ministria dhe apelojnë qytetarët të vaksinohen, pasi vetëm ashtu do të mbërrijmë deri te imuniteti kolektiv dhe donte parandalojmë përhapjen e mutacioneve të SARS-COV-2.

Deri tash janë vaksinuar 46 përqind nga qytetarët në moshë madhore, kurse dozë të tretë kanë pranuar 27.298 qytetarë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Огласи за вработување:

Анкета

Дали ги поддржувате предлог мерките за вработените во јавните институции (сертификат за вакцина, ковид-тест или потврда за прележаност)?

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!