fbpx
Na ndiqni në:

Gostivari

Aksione të policisë në Gostivar: ka pasur ngasje të shpejtë, duke mos u dhënë përparësi këmbësorëve …

Botuar

  • македонски јазик

Zyrtarët policorë të SPB Tetovë dje (13 shkurt) nga ora 12 deri në 16 kanë bërë kontroll të përforcuar te drejtuesit e mjeteve, si dhe sa i respektojnë obligimet ndaj këmbësorëve, përkatësisht a u japin përparësi gjatë kalimit.

Sipas policisë, gjatë kontrollit janë konstatuar dhe sanksionuar gjithsej 13 kundërvajtje (Tetovë-8 dhe Gostivar-5), nga të cilat shumica kanë të bëjnë me mosdhënien e përparsisë të këmbësorëve në vendkalimet e shënuar për këmbësorë. Për të gjithë kundërvajtësit janë përgatitur parashtresa të përcaktuara me ligj dhe do të përballen me gjoba. Gjatë kontrollit janë sanksionuar edhe 17 lloje të tjera të kundërvajtjeve rrugore.

Dje nga ora 8 deri në 20 janë realizuar edhe kontrollet e planifikuara të shpejtësisë, në kuadër të të cilave në Gostivar janë sanksionuar gjithsej 9 tejkalime të shpejtësisë maksimale të lejuar jashtë vendbanimit.

Në këto aktivitete me parashtresa përkatëse janë plotësuar edhe 33 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (Tetova-21 dhe Gostivar-12).

 

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена