Gostivari
Aksion me “radar nate”: Shofer në Gostivar ka tejkaluar shpejtësinë mbi 70 km në orë

Dje dhe sot (12/13 Prill) nga ora 8 deri në 1 ora e 30 minuta pas mesnate, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë kryer kontroll të përforcuar të shpejtësisë me të cilën veturat lëvizin brenda dhe jashtë vendbanimeve. Në kontrollin, i cili në orët e mbrëmjes është realizuar me të ashtuquajturin “radar nate”, janë zbuluar gjithsej 16 tejkalime dhe janë sanksionuar ligjërisht, jashtë vendbanimeve(Tetova-1 dhe Gostivar-15). Një shofer në Gostivar ka vozitur deri në 70 kilometra në orë më shumë se e lejuar.
Gjatë kontrollit janë sanksionuar edhe 20 drejtues mjetesh të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar në një zonë të banuar, nga të cilët 3 deri në 50 kilometra në orë, si dhe janë konstatuar dhe plotësuar me parashtresat përkatëse 46 lloje të tjera kundërvajtjesh.
Nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë edhe një herë apelojnë drejtuesit e mjeteve që të rregullojnë shpejtësinë sipas kushteve të rrugës dhe të mos vënë në dyshim sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik. Kjo, aq më tepër që në tre muajt e parë të këtij viti shpejtësia e parregulluar është shkelja më e shpeshtë në rajonin Tetovë-Gostivar, por edhe shkaku më i shpeshtë i aksidenteve në komunikacion.
- Gostivari2 muaj më parë
Mario Krajoski nga Gostivari me medalje të artë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës
- Gostivari3 muaj më parë
KONKURS për poezi nga autorë të rinj nga Gostivari
- Gostivari3 muaj më parë
Promovim i përmbledhjes së re me poezi të Erol Tufan nga Gostivari
- Аrgëtim3 muaj më parë
“KODA” fitoi “Oscar” për filmin më të mirë – “Dina” me më shumë statuja
- Maqedoni2 muaj më parë
Një arrushë e lënduar është duke vrapuar në rrugën Dibër – Mavrovë
- Gostivari3 muaj më parë
Гостиварското основно музичко училиште прослави патронат
- Maqedoni2 muaj më parë
Nga nesër do të hiqen të gjitha masat epidemike për hyrje në Serbi
- Gostivari2 muaj më parë
Arrestohet një person në Gostivar i cili ka sulmuar dashnoren e tij