Na ndiqni në:

Lajme

Shqipëria heq orën policore

Botuar

  • македонски јазик

Komiteti Teknik Shqiptar i Ekspertëve për Ballafaqimin me Pandeminë, vendosi sot heqjen e orës policore, të vendosur në mes të nëntorit të vitit 2020, i cili zgjaste nga ora 23 deri në ora 6.

Pas vlerësimit të situatës epidemiologjike në vend, është ende në fuqi masa për mbajtjen e maskës mbrojtëse në ambiente të mbyllura dhe në vendet ku nuk mund të ruhet distanca.

-Ka përmirësim të vazhdueshëm në vend. Hiqet ora policore, mbeten masat për të mbajtur të infektuarit të izoluar për pesë ditë, mbajtja e maskës mbrojtëse në ambiente të mbyllura dhe ku nuk mund të ruhet distanca. Përmirësimi i kësaj gjendje vjen nga procesi i vaksinimit. Duhet të vazhdojmë me intensitet këtë proces dhe të fillojmë imunizimin e fëmijëve mbi 12 vjeç”, tha Mira Rakacoli, kryetare e komisionit dhe zëvendësministre e Shëndetësisë.

Gjithashtu në fuqi mbetet masa me të cilën për të hyrë në vend duhet të posedohet çertifikatë për marrjen e dy dozave të vaksinës, si dhe ajo që lejon në ngjarje sportive e kulturore apo tubime të tjera të lejohet vetëm deri në 30 përqind mbushje të kapacitetit.

Rakacoli tha se në javën e fundit të shkurtit ka pasur rënie të rasteve të reja me Kovid-19 në vend dhe se aktualisht janë 2.211 raste aktive, prej të cilëve 50 janë të shtruar në spital dhe 70% janë në gjendje të rëndë.

Sipas saj, që nga fillimi i pandemisë në mars 2020, në vend janë kryer 1.745.320 testime, virusi është konfirmuar në 271.702 persona, 266.010 janë shëruar ndërsa 3.472 persona kanë vdekur.

Сподели ја веста:

ИСТРАЖУВАЧКА АНКЕТА:

Дали користите PayPal?

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена