Na ndiqni në:

Maqedoni

Alternativa nesër në mbrëmje do të del me qëndrim se a do të jetë pjesë e koalicionit qeveritar

Botuar

  • македонски јазик

Alternativa ka caktuar seancën e Kryesisë Qendrore për nesër në orën 18:00, e cila është shtyrë për shkak të tre ditëve zie dhe aksidentit të autobusit në Bullgari ku humbën jetën 45 pasagjerë.

Anëtari i Alternativës dhe deputeti Skender Rexhepi Zejd tha për MIA-n se nesër në mbrëmje anëtarët e Kryesisë Qendrore duhet t’i japin drejtim Kuvendit Qendror, organit më të lartë të partisë dhe do të vendosë nëse do të bëhen pjesë e Qeverisë dhe e shumicës parlamentare apo mbeten pjesë e bllokut opozitar.

“Besoj se në një dialog do të përballemi me të gjitha argumentet “pro” dhe “kundër” dhe se do të merret një vendim i duhur”, thotë Rexhepi.

Qëndrimi i tij është, siç tha ai, nëse Alternativa vendos të bëhet pjesë e Qeverisë, kusht duhet të jetë prioriteti i programit të partisë ndaj pozitave të pushtetit.

Kryetari i partisë, Afrim Gashi, javën e kaluar ka takuar kryeministrin dhe liderin e LSDM-së Zoran Zaev, ku është zyrtarizuar propozimi që Alternativa të jetë pjesë e koalicionit qeveritar, i cili do të rrisë edhe shumicën në Kuvend me katër deputetë.

Nënshkrues të mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë ishin deputetët alternativë, por pasi në seancë nuk erdhi Kastriot Rexhepi nga Besa, kjo tentativë e partive opozitare dështoi. Tani Zaev po tenton të rrisë shumicën në Kuvend që në vend të 61 deputetëve të jenë 65. Kjo do të mundësonte forcimin e pozitave të shumicës dhe një qeveri të qëndrueshme.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Огласи за вработување:

Анкета

Дали ги поддржувате предлог мерките за вработените во јавните институции (сертификат за вакцина, ковид-тест или потврда за прележаност)?

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!