Na ndiqni në:

Gostivari

Autobusë dhe minibusë me pasagjerë të kapur në vozitje të shpejtë në Gostivar dhe Tetovë

Botuar

  • македонски јазик

SPB Tetovë njofton se dje (4 janar) nga ora 6 deri në ora 10, në magjistralen Gostivar – Tetovë – Shkup dhe magjistralen Gostivar – Kërçovë, nga ana e zyrtarëve policorë është kryer aksion kontrolli i përforcuar për shpejtësinë me të cilën lëvizin automjetet, me theks në autobusët dhe minibusët që kryejnë transport publik pasagjerësh.

Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 15 automjete të këtij lloji (TE-10 dhe GV-5), të cilat kanë tejkaluar shpejtësinë maksimale të lejuar për këtë kategori të pjesëmarrësve në trafik. Njëri nga automjetet e kontrolluar,  i cili ishte veturë pasagjerësh, në zonën e Gostivarit ka lëvizur me shpejtësi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. “Për të gjithë shkelësit janë përgatitur parashtresat e duhura dhe do të përballen me sanksionet e përcaktuara me ligj”, njoftoi policia.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена