Na ndiqni në:

Zgjedhjet Lokale 2021

Bejta: Kryetari në largim bën deponi të egra dhe biznes ilegal me mbeturinat

Botuar

    Kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit nga rradhët e BDI-së, Nevzat Bejta sot mbajti pres konferencë në daljen e fshatit Çegran, duke drejtuar se në lokacionin është krijuar deponi e egër, kurse qytetarëve u është bërë pagesë për ti hedhur mbeturinat këtu.

    “Kryetari në largim nuk gjeti zgjidhje për deponinë Rusino, edhe kjo deponi e egër e rrezikon mjedisin tonë jetësor, ujin dhe ajrin. Inspeksioni i djeshëm për deponinë e egër këtu në Çegran nga ana e Ministrisë së ekologjisë, gjeti edhe një skandal tjetër. Taravari si organ kompetent jo vetëm që nuk e pastroi këtë deponi, që është përgjegjësia e tij, edhe më keq, ai dhe njerëzit e tij shihet që kanë dobi nga ky kriminal të mjedisit jetësor! Shtrojmë dëshmi në formë të fletë pagesave, të dhëna nga Bashkësia qendrore e Çegranit, e cila u emërua nga ana e kryetarit. Këto fletë pagesa dëshmojnë se njerëzit e Taravarit u kanë marrë para qytetarëve për hedhjen e mbeturinave në këtë deponi të egër- taksa, që është dukshëm më e lirë nga shuma mujore për deponimin e mbeturinave. Në këtë mënyrë ato duan edhe t’i motivojnë qytetarët t’a hedhin bërllogun në natyrë! Ky nuk është vetëm krim ndaj mjedisit jetësor, ky rast tregon dëshmi të forta për korrupsion. Pasi kam eksperiencë shumëvjeçare si kryetar, një gjë e di sigurt: nuk ka asnjë lloj mënyrë,si ti vendosni këto taksi në kontabilitetin zyrtar të komunës.”, deklaroi Bejta duke drejtuar në vazhdim pyetje:”Taravari duhet t’ju përgjigjet këtyre 5 pyetjeve: – Pse nuk e pastroni deponinë e egër në Çegran? – Pse morrët para prej qytetarëve që të hidhen mbeturinat në deponi të egër? – Pse taksa ilegale për hedhjen e mbeturinave në deponi të egër dhe të pa mbrojtur është më e lirë nga deponimi i !mbeturinave oficialisht? – Ku janë këto para, pasi nuk munden të mbarojnë ligjërisht në buxhetin e komunës? – A është kjo arsyeja pse nuk i pastroni të gjitha deponitë e egra në komunën, pasi fitoni para me ndotjen e Gostivarit tonë?”.

    Bejta tha se si kryetar do të avokoj për mjedis jetësor të pastër dhe të shëndoshë. “Si kryetar i ardhshëm i Gostivarit menjëherë do t’a ndërpres këtë biznes ilegal me mbeturinat. Aksioni im i parë pas ndërmarrjes së funksionit do të jetë pastrim i të gjitha deponive të egra, do t’a bëj deponinë Rusino sipas standardeve ekologjike perëndimore, bashkë me Ministrinë për mjedis jetësor dhe do t’i mirëmbajë të pastra rrugët dhe hapësirat publike. Me mbështetje të qytetarëve javën e ardhshme, do të vendos fund të këtij keqpërdorimi të qytetit tonë dhe do t’a bëjë Gostivarin komunë të gjelbërt, transparente dhe moderne.”, tha Bejta.

    Сподели на:
    Advertisement
    Advertisement
    Advertisement
    Advertisement
    Advertisement

    Анкета:

    Дали треба да се скрати работното време на администрацијата во петок на 4 часа?

    Advertisement
    Advertisement
    Zgjedhjet Lokale 20217 ditë më parë

    Rezultate nga votimi për Këshillë të Gostivarit

    Zgjedhjet Lokale 20212 javë më parë

    Bejta: Për vetëm 100 ditë Gostivari do të jetë komunë e pastër, ja 24 projektet e para

    Zgjedhjet Lokale 20211 javë më parë

    Tubim përmbyllës i BDI-së: Do t’a kthejmë Gostivarin në rrugën e duhur

    Zgjedhjet Lokale 20211 javë më parë

    Në Gostivar për votim janë paraqitur 146 të sëmurë dhe të pafuqishëm, votues në karantinë nuk ka

    Zgjedhjet Lokale 20212 javë më parë

    Taravari në tubimin në Çajlë: Gjithkund jemi të mirëseardhur pasi kemi qëllime dhe nijet të pastër

    Gostivari2 javë më parë

    Shoferët t’ju japin përparësi këmbësorëve në kalimet e shënuara, apel nga policia e Gostivarit

    Zgjedhjet Lokale 20217 ditë më parë

    KSHZ: Taravari 15.724 vota, Bejta 13.190

    Gostivari1 javë më parë

    Gostivarasit zgjedhin kryetar dhe përbërje të Këshillit komunal

    Zgjedhjet Lokale 20211 javë më parë

    Tubim qendror i ASH/A: Gostivari u bë model i suksesit, kërkojmë besim që të vazhdojmë me punë efikases

    Gostivari1 javë më parë

    I arrestuar një gostivaras i cili i ka sulmuar bashkëshorten dhe vajzën

    Maqedoni2 javë më parë

    Filipçe: Prej nesër do të kërkohet pëlqimi nga prindërit për skriningun, apeloj që të pranojnë

    Gostivari1 javë më parë

    Policë në Gostivar kanë shkrepur në ajër që të qetësojnë përleshje dhe sulm

    Gostivari6 ditë më parë

    Në një pjesë të Gostivarit nesër paradite nuk do të ketë rrymë

    Отворени работни места во Полог:

    Популарно изминативе 100 дена

    error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!