Na ndiqni në:

Zgjedhjet Lokale 2021

Bejta: Në Gostivar ndodh katastrofë ekologjike-kërkoj votë për komunë të gjelbërt, të sigurtë dhe moderne

Botuar

  • македонски јазик

Kandidati për kryetar i Gostivarit nga BDI, Nevzat Bejta sot mbajti pres konferencë në lokacion në afërsi të kazermave të vjetra, prej ku porositi se qeveria e deritanishme komunale nuk ka pasur llogari për ekologjinë, kurse problemet kanë eskaluar.

“Këtu jemi në një deponi tjetër të egër, kësisoj kemi nëpër gjithë qytetin. Kryetari në largim nuk është angazhuar ti rregulloj, atij nuk i intereson Gostivari. Para 4 vitesh premtoi se do t’a pastrojë qytetin nga qentë endacak, se nuk do të ketë kazino në qendër, se do ta zgjedh problemin me Rusino. Jo vetëm që nuk e zgjodhi, por nëpër qytet përhapen “mini deponi Rusino”. Kjo është katastrofë ekologjike, Gostivari nuk mund t’a durojë këtë. Taravari ishte në krye të komunës 4 vjet dhe jo vetëm që nuk i zgjodhi problemet, por ato janë shumuar. Nëse mbetet edhe 4 vjet në qeveri, do të kemi qytet edhe më të papastër, më shumë qen, me çka rrezikohen jetët tona dhe të fëmijëve tanë. Unë nga dita e parë kur do të vi në krye të komunës, do të angazhohemi të pastrohen të gjitha deponitë ilegale, që i kemi gjithkund. Do t’a zbatojmë agjendën tonë të gjelbërt që të kemi qytet të pastër. Me ministrin për ekologji Naser Nuredini, kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm dhe një orë e më parë do t’a zgjedhim problemin e Rusinos. Prandaj e kërkoj votën e qytetarëve, për mua si kandidat dhe për listën për këshilltarë të BDI-së. Që të kemi infrastrukturë të mirë, tokë, ajër dhe ujë të pastër. Për Gostivar të sigurtë, të gjelbërt dhe modern.”, deklaroi Bejta.

Сподели на:
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Анкета:

Дали треба да се скрати работното време на администрацијата во петок на 4 часа?

Advertisement
Advertisement
Zgjedhjet Lokale 20216 ditë më parë

Rezultate nga votimi për Këshillë të Gostivarit

Zgjedhjet Lokale 20211 javë më parë

Bejta: Për vetëm 100 ditë Gostivari do të jetë komunë e pastër, ja 24 projektet e para

Zgjedhjet Lokale 20211 javë më parë

Tubim përmbyllës i BDI-së: Do t’a kthejmë Gostivarin në rrugën e duhur

Zgjedhjet Lokale 20211 javë më parë

Në Gostivar për votim janë paraqitur 146 të sëmurë dhe të pafuqishëm, votues në karantinë nuk ka

Zgjedhjet Lokale 20212 javë më parë

Taravari në tubimin në Çajlë: Gjithkund jemi të mirëseardhur pasi kemi qëllime dhe nijet të pastër

Zgjedhjet Lokale 20216 ditë më parë

KSHZ: Taravari 15.724 vota, Bejta 13.190

Gostivari2 javë më parë

Shoferët t’ju japin përparësi këmbësorëve në kalimet e shënuara, apel nga policia e Gostivarit

Gostivari1 javë më parë

Gostivarasit zgjedhin kryetar dhe përbërje të Këshillit komunal

Zgjedhjet Lokale 20211 javë më parë

Tubim qendror i ASH/A: Gostivari u bë model i suksesit, kërkojmë besim që të vazhdojmë me punë efikases

Gostivari1 javë më parë

I arrestuar një gostivaras i cili i ka sulmuar bashkëshorten dhe vajzën

Maqedoni2 javë më parë

Filipçe: Prej nesër do të kërkohet pëlqimi nga prindërit për skriningun, apeloj që të pranojnë

Gostivari1 javë më parë

Policë në Gostivar kanë shkrepur në ajër që të qetësojnë përleshje dhe sulm

Gostivari6 ditë më parë

Në një pjesë të Gostivarit nesër paradite nuk do të ketë rrymë

Отворени работни места во Полог:

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!