Na ndiqni në:

Maqedoni

Bekteshi: Restriksione të rrymës nuk do të ketë, por do të ketë gjendje krize

Botuar

  • македонски јазик

Restriksione të rrymës nuk do të ketë, por gjendje krize do të ketë me qëllim të munden të injektohen mjetet e buxhetit direkt në kompanitë energjetike, theksoi ministri për ekonomi Kreshnik Bekteshi, i cili në shfaqjen mysafire në televizionin “Alsat” porositi se Qeveria e ndjek situatën.

– Momentalisht nuk janë të parashikuara masa restriktive, por do të shpallet gjendje krize në sektorin energjetik me qëllim të vetëm të mund të injektohen mjete të buxhetit direkt në kompanitë energjetike në vendin tonë, duke i kyçur edhe ESM dhe MEPSO që të zmadhohet likuiditeti, që të mund të intervenohet në importin e rrymës, tha Bekteshi.

Lajmëroi se qysh në seancën e parë të qeverisë, e cila duhet të mbahet të Martën, do të propozojë të shpallet gjendje krize në sektorin energjetik.

– Do të kemi takim me antarët e Komisionit e parashikuar në kuadër të Dekretit për shpallje të gjendjes së krizës. Dhe unë si ministër i ekonomisë në seancën e parë qeveritare, e cila parashikohet të mbahet të martën, do t’i propozojë Qeverisë t’a shpallim këtë gjendje, tha Bekteshi.

Sa mjete nga buxheti, do të jenë të transferuar për kompanitë energjetike do të dihet sot ose nesër kur, siç tha Bekteshi, do të bëhen analizat përfundimtare.

– Jush siguroj se Qeveria ka mjete që të intervenojë dhe në varësi nga nevojat e kompanive energjetike, aq mjete do të transferohen direkt nga buxheti, qartësoi Bekteshi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!