fbpx
Na ndiqni në:

Lajme

Bursat po reagojnë ndaj paralajmërimeve për invazion të mundshëm rus ndaj Ukrainës

Botuar

  • македонски јазик

Aksionet në bursat botërore vazhdojnë të bien edhe sot pas paralajmërimeve të përsëritura për një invazion të mundshëm Rus të Ukrainës, që sipas burimeve zyrtare dyshohet se mund të ndodhë këtë javë.

Shqetësimet për një konflikt të madh në Evropë i kanë çuar gjithashtu çmimet e naftës në një nivel rekord në shtatë vitet e fundit. Kjo e shtypi euron, duke i detyruar investitorët të kthehen te bonot e qeveritare dhe dollarët amerikanë, raportuan disa media amerikane.

S&P 500 Amerikane sot ra për 0.5 përqind , ndërsa Russel 2000 u zvogëlua për 0.3 përqind. Në seancën e mëparshme, tregjet evropiane të aksioneve ranë 2.6 përqind, ndërsa Nikei i Japonisë ra për 2.2 përqind.

Çmimet e naftës janë rritur në nivelin më të lartë në shtatë vitet e fundit për shkak të shqetësimeve se invazioni i mundshëm i Ukrainës mund të shkaktojë sanksione të Amerikës dhe Evropës dhe të ndërpresë eksportet nga vendet kryesore prodhuese dhe eksportuese të naftës.

Tregjet janë në stagnim pasi nivelet e larta alarmante të inflacionit në SHBA ndezën spekulimet se Rezerva Federale mund të rrisë normat e interesit deri në 50 pikë bazë në mars.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена