Na ndiqni në:

Maqedoni

Besimi: Nuk do të ketë rritje të konsiderueshme të çmimit të rrymës elektrike

Botuar

  • македонски јазик

Oferta që ESM duhet t’ia japë furnizuesit universal do të jetë në një nivel që nuk do të shkaktojë rritje të konsiderueshme të çmimit të rrymës elektrike, tha sot ministri i Financave Fatmir Besimi.

Në përgjigje të pyetjes së gazetarëve, Besimi nuk ka dashur të llogaritë me numra, duke theksuar se këtë do ta thotë Komisioni Rregullator për Energji.

  • Për sa i përket çmimit të rrymës elektrike, ne i kemi dhënë ESM gati pesë miliardë për të siguruar burime shtesë për prodhimin e energjisë elektrike ose për furnizimin me energji elektrike për tregun e rregulluar. Siç ishte paralajmëruar, nga ESM do të ketë ofertë për furnizuesin universal të energjisë elektrike, e cila sipas atyre vlerësimeve, me siguri do të jetë në një nivel që nuk do të shkaktojë rritje të konsiderueshme të çmimit të energjisë elektrike, tha Besimi pas promovimit të fushatës së re “Shto ngjyrë në ekonominë hiri”.

Për inflacionin, ai tha se trendi i rritjes së çmimeve në tregun botëror dhe atë vendas nuk pritet të vazhdojë nga gjysma e dytë e vitit të ardhshëm.

  • Ne ndjekim analizën në mbarë botën ku inflacioni pritet të stabilizohet në gjysmën e dytë të vitit dhe projeksionet tona janë që për vitin e ardhshëm inflacioni të jetë 2.4 për qind dhe nga viti 2023 të stabilizohet në dy për qind. Vitin 2020 do ta mbyllim me inflacion prej tre për qind, tha Besimi.

Ngrirja e çmimeve të produkteve ushqimore bazë, sipas Besimit, duhet të shihet si masë e përkohshme, ndërsa sa i përket propozimit për ngrirjen e marzhit, tha se varësisht nga nevojat që do të dalin do të hartohen edhe masat.

Сподели ја веста:

ИСТРАЖУВАЧКА АНКЕТА:

Дали користите PayPal?

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена