fbpx
Na ndiqni në:

Gostivari

PAP test falas për gratë nga fshatrat në Komunën e Vrapçishtit

Botuar

  • македонски јазик

Gratë që janë banore të vendbanimeve në territorin e Komunës së Vrapçishtit kanë mundësinë që të kontrollojnë shëndetin e tyre riprodhues falas me PAP test. Aktiviteti do të realizohet nga UNFPA në bashkëpunim me Klinikën Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë – Shkup, me mbështetjen e Kryqit të Kuq.

Organizata Komunale e Kryqit të Kuq Gostivar njoftoi se do të ndërmarrin aktivitete për të ofruar mbështetje për ekipin mobil të klinikës mobile gjinekologjike në procesin e parandalimit dhe diagnostikimit të hershëm të kancerit të qafës së mitrës tek gratë që jetojnë në zonat rurale.

Për këtë, njoftojmë të gjitha gratë në territorin e Komunës së Vrapçishtit, të cilat dëshirojnë të kryejnë PAP testin pa pagesë, të kontaktojnë dhe të regjistrohen tek ne ose në numrin e telefonit 042 216 488 për të caktuar termin. Afatet fillojnë nga data 26 janar 2022 nga ora 09:30 deri në ora 14:30”, thuhet nga Kryqi i Kuq.

Ambulanca dhe tenda do të vendosen në parkingun e shkollës fillore dhe të mesme komunale në fshatin Negotinë-Pollog, në  afërsi të sallës së sportit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена