fbpx
Na ndiqni në:

Maqedoni

Transporti hekurudhor falas për të rinj, studentë, nxënës të shkollave të mesme, pensionistë…

Botuar

  • македонски јазик

Në përputhje me masat për uljen e shpenzimeve të jetesës së qytetarëve, Qeveria përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve dhe Hekurudhave të Maqedonisë mori vendim për vendosjen e transportit falas në komunikacionin hekurudhor, si vijon:

-Transporti falas për të rinjtë deri në 27 vjeç, çdo javë të parë dhe të tretë të muajit, në fundjavë nga e premtja nga ora 12:00 deri të hënën deri në orën 12:00.

-Transporti falas për të moshuarit, femrat prej 62 vjeç dhe meshkujt prej 64 vjeç çdo fundjavë të dytë të muajit (e premte, e shtunë dhe e diel);

-Transporti falas për studentët çdo të enjte

-Transporti falas për të gjithë nxënësit e arsimit të mesëm një herë në javë, ditën e mërkurë.

“Transporti falas është futur nga 1 maji 2022, sipas orarit të udhëtimit të Hekurudhave të Republikës së Maqedonisë Transport SHA-Shkup për vitin 2022. Me këtë masë mundësojmë mbështetjen e vazhdueshme të qytetarëve për të nxitur trafikun hekurudhor si transporti më i lirë dhe ekologjik”, njoftuan nga Ministria.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена