Na ndiqni në:

Gostivari

Boçvarski: Analizojmë cili model është më i favorshëm për modernizimin e autostradës Tetovë-Gostivar

Botuar

  • македонски јазик

Qeveria në mënyrë aktive punon në projektet për ndërtimin e Korridorit 8. Këtu kalon autostrada Tetovë-Gostivar dhe në kuadër të planeve tona, këtu do kalojë zgjidhje moderne autostradës me edhe një lentë të autostradës në drejtim Gostivar-Tetovë.”, tha ngjarë vizitës së djeshme të Zubovcës, ministri i transportit dhe lidhjeve, Bllagoj Boçvarski. Rindërtimi i drejtimit rrugor që i lidh Gostivarin dhe Tetovën, është shpallur disa herë, por deri tash nuk është filluar me punë në terren.

Boçvarski tha se kjo do të ndodhë së shpejti, kurse për momentin analizohet cili model është më i përshtatshëm për realizimin e projektit.

“Ne mundohemi në mënyra më të ndryshme të vijmë deri te realizimi i shpejtë, efikas, në kohë e kësaj zgjidhjeje të autostradës, që do të jetë më e sigurtë për vozitësit, por duam t’a zgjedhim modelim më të favorshëm, nëpërmjet të cilit së shpejti do të fillojë ndërtimi. Në këtë moment i bëjmë analizat në lidhje me aspektin nëpërmjet cilit model do të shkojmë. Të gjitha analizat i bëjmë !e qëllim që t’a kompletojmë Korridorin 8, pasi që është korridor kyç dhe i rëndësishëm pan-evropian për shtetin, bashkë me Korridorin 10”, tha ministri.

Kjo rrugë, e gjatë rreth 22 kilometra është shumë e frekuentuar mesatarisht prej 13 mijë automjeteve në ditë. Nga ana tjetër është tepër i ngushtë dhe i pa mbrojtur, për shkak të së cilës ndodhin ndeshje fatkeqësi komunikacioni, turma dhe ndalesa.

Problem i madh për vozitësit paraqesin edhe kafshët endacake, që dalin në rrugë. Gardhi mbrojtës që duhet t’i ndalojë nga lëvizja e pakontrolluar shpesh herë është shenjestër e vjedhësve.

Сподели на:
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени работни места во Полог:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!