Na ndiqni në:

Maqedoni

Numri i kovid rasteve në Maqedoni është zvogëluar për 8%

Botuar

  • македонски јазик

Ulje prej 8,1% të numrit të të infektuarve të rinj nga Kovid-19 javën e kaluar në krahasim me atë paraprake, shënon Instituti për shëndet publik (ISHP) në raportin javor për gjendjen me korona virusin në vendin tonë.

Prej 8 deri 14 Nëntor nga Kovid-19 janë sëmurë 3.218 persona, që është për 286 më pak nga periusha mes 1 dhe 7 Nëntor.

Javën e kaluar janë testuar 21 346 persona, për 3,5 përqind më pak nga java paraprake. Përqindja e pozitivitetit lëviz nga 10,7 deri 20,4 përqind, kurse mesatarisht 14,8.

Më së shumti të infektuar ka në Shkup. Janë të regjistruar persona të sëmurë nga të gjitha grup moshat, kurse më të përfshitë janë personat mbi 60 vjet (4,6 përqind). Më së paku të sëmurë janë regjistruar tek grup mosha prej 0-9 vjet (3,2 përqind). Sipas gjinisë, 52,1 përqind nga të sëmurët janë femra, kurse 47,9 meshkuj.

Janë paraqitur 77 raste vdekjeje, më së shumti nga grup mosha mbi 60 vjet.

Aktiv në Kovid-19 janë 8 331 persona, janë hospitalizuar 534, prej të cilëve 343 janë në mbështetje oksigjeni dhe 21 në ventilim mekanik invaziv/joinvaziv.

Javën e kaluar janë evidentuar edhe 2 660 persona të shëruar.

ISHP ka regjistruar edhe 36 reinfektime, për 26,5 përqind më pak në lidhje me javën paraprake. Në përputhje me 14 Nëntor gjithësej janë të paraqitur 822 reinfektime, që është 0,39 përqind nga numri i përgjithshëm të të infektuarve të deri tanishëm që është 209 449 persona.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!