Na ndiqni në:

Maqedoni

Carovska: Edhe shkollat fillore edhe ato të mesme janë të përgatitura për mësim me prezencë fizike

Botuar

  • македонски јазик

“Shkollat fillore dhe të mesme janë të përgatitura për zbatimin e Planit dhe Protokolleve për mësim me prezencë fizike nga 1 Shtatori. Kjo nuk është asgjë e re, pasi edhe vitin e kaluar rreth 40 përqind nga numri i përgjithshëm e ndoqën mësimin nëpër klasa dhe për fat nuk kemi transmetim të virusit në shkolla. Vitin e kaluar për prezencë fizike ishin të hapura të gjitha shkollat fillore për nxënësit nga klasa e parë deri të tretën. Në vendet e vogla mësim me prezencë fizike ndoqën edhe nxënësit deri në klasë të nëntë, kurse zhvillohej edhe mësim praktik në shkollat e mesme profesionale”, theksoi ministrja për arsim dhe shkencë Milla Carovska.

-Këtë vit për herë të parë me zbatim të Planit dhe Protokolleve do të përballen gjimnazet më të mëdha në shtet të cilat vitin e kaluar punoni vetëm online. Sigurisht, Ministria e arsimit dhe shkencës është këtu për t’ju ndihmuar në koordinimin e gjithë procesit. Shkollat duhet të tregojnë se janë në nivel të detyrës. Protokollet janë të qarta, mbajtja e maskës në klasë, dezinfektim i përhershëm i hapësirave, dalja e nxënësve gjatë pushimeve të gjata në oborr që të munden t’i nxjerrin maskat, tha ministrja Carovska në paraqitjen mysafire në Ditarin e Televizionit nacional.

Ministrja theksoi se MASH dhe Qeveria i ndjekin interesat më të larta të fëmijëve, e ajo është të jenë në klasë.

-Ne avokojmë për mësim me prezencë fizike, por si çdo shtet serioz kemi edhe dy skenare rezervë, të cilat do të zbatohen, nëqoftëse paraqitet nevoja, për çka do të vendos Komisioni për mbrojtje nga sëmundjet ngjitëse. E kemi platformën nacional për mësim online nëqoftëse paraqitet nevojë e tillë, tha Carovska.

 

Сподели на:
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени работни места во Полог:

Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!