fbpx
Na ndiqni në:

Gostivari

Vendosja e luleve në vendin e aksidentit fatal të autobusit pranë Laskarcit

Botuar

  • македонски јазик

Lule dhe një minutë heshtje në kujtim të viktimave në vendin e aksidentit tragjik të autobusit që ndodhi më 13 shkurt 2019 në afërsi të fshatit Laskarci të Shkupit. Vendin e tragjedisë e kanë vizituar sot familjarët e viktimave, pasagjerët e mbijetuar dhe një delegacion i Komunës së Gostivarit, kanë vendosur buqeta me lule dhe kanë bërë homazhe.

“13 shkurti mbetet ditë zie për Gostivarin. Ne si komunë, por edhe të gjithë qytetarët dëshirojmë që ngjarje të tilla tragjike të mos përsëriten më. Këtu sot mes nesh janë disa nga pasagjerët që u plagosën, mbijetuan. Me këtë rast dua të falënderoj sërish banorët e Laskarcit, të cilët ishin të parët që ndërhynë atë ditë dhe ndihmuan në shpëtimin e disa pasagjerëve. Çfarë tjetër veç të urojmë që ngjarje të tilla të mos ndodhin më”, tha kryetari Arben Taravari.

Festimi i tri viteve nga aksidenti do të vazhdojë pasdite në ora 17:30 me tubim përkujtimor në parkun e vogël në qendër të Gostivarit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена