Na ndiqni në:

Gostivari

Dr. Naumoski: Bashkëpunimi me të gjitha shërbimet është vendimtare për ballafaqimin me pandeminë, ju falenderoj për mbështetjen

Botuar

  • македонски јазик

Kovid pandemiа imponoi një shkallë të gjerë të punës dhe tempo dinamike për repartin infektiv të spitalit gostivaras “Dr. Ferid Murad” i cili më shumë se një vit funksionin si kovid qendër për Gostivarin dhe rajonin.

Nga rasti i parë i regjistruar në Gostivar, në Mars të vitit të kaluar, deri më 31 Maj të këtij viti, në repartin infektiv janë hospitalizuar 702 persona. Në ambulancë vitin e kaluar janë trajtuar 2.808 persona, derisa këtë vit deri tash 1.992 persona. Më shumë të hospitalizuar vitin e kaluar ka pasur në muajt Nëntor (75 pacientë) dhe Dhjetor (98), kurse këtë vit në Mars (65) dhe Prill (86). Më së paku, vetëm 6 pacientë ka pasur në Maj të vitit 2020.

Doktor Ratko Naumoski, udhëheqës i repartit infektiv në Gostivar thotë se bashkëpunimi dhe mbështetja me të gjitha shërbimet është vendimtare me ballafaqimin me pandeminë.

“Pandemia ishte diçka e re dhe një sfidë e madhe. Dua së pari të bëj nji faleminderim deri te të gjithë të angazhuarit për krizën e koronës: motrar medicinale, specializantët, ndihmësmjekët, teknikët, higjenistët, shoferët… Ju falenderoj laboratorëve në spitalin dhe Shtëpinë e shëndetit, Rentgen kabinetit dhe shërbimit HES. Me të vërtetë të gjithë me përkushtim dhe maksimalisht e kanë kryer punën e tyre, kanë reaguar ashtu si kemi kërkuar dhe si ka qenë e nevojshme për pacientët. Puna jonë është e lidhur me njëri tjetrin dhe bashkëpunimin e mbështetjen janë kyçe për ballafaqimin me këtë krizë të koronavirusit”, tha dr. Naumoski.

Momentalisht në mjekim në repartin infektiv në Gostivar janë vetëm dy pacientë, të cilët janë në gjendje relativisht të mirë.

Situata me koronavirusin është e qetë. Në regjionin e Gostivarit ka 24 raste aktive të të sëmurëve.

 

Сподели на:
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Анкета:

Дали треба да се скрати работното време на администрацијата во петок на 4 часа?

Advertisement
Advertisement
Zgjedhjet Lokale 20216 ditë më parë

Rezultate nga votimi për Këshillë të Gostivarit

Zgjedhjet Lokale 20211 javë më parë

Bejta: Për vetëm 100 ditë Gostivari do të jetë komunë e pastër, ja 24 projektet e para

Zgjedhjet Lokale 20211 javë më parë

Tubim përmbyllës i BDI-së: Do t’a kthejmë Gostivarin në rrugën e duhur

Zgjedhjet Lokale 20211 javë më parë

Në Gostivar për votim janë paraqitur 146 të sëmurë dhe të pafuqishëm, votues në karantinë nuk ka

Zgjedhjet Lokale 20212 javë më parë

Taravari në tubimin në Çajlë: Gjithkund jemi të mirëseardhur pasi kemi qëllime dhe nijet të pastër

Gostivari2 javë më parë

Shoferët t’ju japin përparësi këmbësorëve në kalimet e shënuara, apel nga policia e Gostivarit

Zgjedhjet Lokale 20216 ditë më parë

KSHZ: Taravari 15.724 vota, Bejta 13.190

Gostivari1 javë më parë

Gostivarasit zgjedhin kryetar dhe përbërje të Këshillit komunal

Zgjedhjet Lokale 20211 javë më parë

Tubim qendror i ASH/A: Gostivari u bë model i suksesit, kërkojmë besim që të vazhdojmë me punë efikases

Gostivari1 javë më parë

I arrestuar një gostivaras i cili i ka sulmuar bashkëshorten dhe vajzën

Maqedoni2 javë më parë

Filipçe: Prej nesër do të kërkohet pëlqimi nga prindërit për skriningun, apeloj që të pranojnë

Gostivari1 javë më parë

Policë në Gostivar kanë shkrepur në ajër që të qetësojnë përleshje dhe sulm

Gostivari6 ditë më parë

Në një pjesë të Gostivarit nesër paradite nuk do të ketë rrymë

Отворени работни места во Полог:

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!