Gostivari
Këshilltarët e Komunës së Gostivarit kërkuan që të marrin materiale më të detajuara për të zhvilluar diskutime më të mira

Financa, arsimi, urbanizmi, puna e NP “Komunalec” ishin fushat në të cilat u referuan pikat e shqyrtuara nga Këshilli i Komunës së Gostivarit në seancën e sotme, e shtata me radhë e përbërjes së re.
Këshilltarët votuan vendimin në bazë të të cilit Komuna e Gostivarit merr përsipër të paguajë energjinë elektrike për pompat e ujit në fshatrat Çegran dhe Forinë. Siç u shpjegua, ky hap është në drejtim që banorët të mos mbeten pa ujë. Menaxhmenti i rrjetit të ujësjellësit në këto fshatra duhet të kalojë në “Komunalec” të Gostivarit, duke qenë se kompania “Pastërtia” nuk është aktive për një kohë të gjatë.
Në seancë u miratuan edhe planet vjetore të punësimit për vitin 2023 të shkollave: “Bashkimi” dhe “Ismail Qemali” në qytet dhe “Përparimi” në Çegran. Lidhur me Komunalecin janë miratuar: pëlqimi për Vendimin për përcaktimin e vlerës së pikës për llogaritjen e pagave të punëtorëve në kompani, llogaria përfundimtare dhe raporti financiar për vitin 2021 dhe çmimi i shërbimeve ndërtimore nga JP Komunalec.
Disa nga këshilltarët në fjalimet e tyre theksuan se me rastin e shpalljes së seancave duhet të dorëzohen materiale më të detajuara për pikat e rendit të ditës, përkatësisht raporte, programe, plane në mënyrë që të mund t’i shqyrtojnë dhe të zhvillojnë diskutime të bazuara në fakte. “Debati i ka shtuar vlerën demokracisë parlamentare”, tha kryetari i Këshillit Valbon Limani, duke i kërkuar administratës që të sigurojë të gjitha materialet e nevojshme për këshilltarët.
Këshilli sot ka marrë vendim edhe për ndarjen e mjeteve për Shoqatën e qytetarëve “Integrimi i romëve” për organizimin e shënimit të Ditës së Romëve në Gostivar.
- Gostivari2 muaj më parë
Mario Krajoski nga Gostivari me medalje të artë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës
- Gostivari3 muaj më parë
KONKURS për poezi nga autorë të rinj nga Gostivari
- Аrgëtim3 muaj më parë
“KODA” fitoi “Oscar” për filmin më të mirë – “Dina” me më shumë statuja
- Gostivari3 muaj më parë
Promovim i përmbledhjes së re me poezi të Erol Tufan nga Gostivari
- Maqedoni2 muaj më parë
Një arrushë e lënduar është duke vrapuar në rrugën Dibër – Mavrovë
- Gostivari3 muaj më parë
Гостиварското основно музичко училиште прослави патронат
- Maqedoni2 muaj më parë
Nga nesër do të hiqen të gjitha masat epidemike për hyrje në Serbi
- Sport3 muaj më parë
FFM premtoi shpërblim prej rreth 4.5 milionë euro për Botërorin