Na ndiqni në:

Gostivari

Të shpejtohet sjellja e Ligjit të ri për lojëra të fatit, kërkon iniciativa “Gostivari që dua”

Botuar

    Iniciativa qytetare “Gostivari që dua” sot i vazhdoi aktivitetet duke drejtuar kërkesë deri tek deputetët që të përshpejtohet sjellja e Ligjit të ri për lojëra të fatit, që parashikon rregulla më të rrepta për funksionimin e objekteve të këtij lloji dhe largimi i tyre nga institucionet arsimore.

    “Jetoj në një pjesë të qytetit ku për çdo ditë përballem me një problem shqetësues për shoqërinë dhe të ardhmen e fëmijëve tanë. Jam banore e Gostivarit dhe një nënë vetë ushqyese e dy fëmijëve të vegjël. Ndoshta, statusi në të cilën ndodhem më ka bërë më të ndjeshme kur flas për të ardhmen e fëmijëve të qytetit tonë. Për fat të keq, është një panoramë sa e shëmtuar aq edhe denigruese për shoqërinë tonë, kur kemi para sysh traditat pozitive që kemi si shoqëri dhe qytet. Këto objekte, nuk kanë vend në pjesën qendrore të qytetit. Ligji për lojëra të fatit është në procedurë parlamentare.  Publikisht kërkojmë dhe i inkurajojmë deputetët dhe veçmas ata të zonës sonë, që procedura të përshpejtohet dhe sa më shpejt të miratohet dhe vihet në zbatim. Nuk mund të lejojmë që fëmijët tanë para se të mbërrijnë në dyert e shkollave të përballen me pamjet e zymta të vitrinave të Kazinove dhe Bastoreve sportive.”, theksoi Teuta Minahi, anëtare e iniciativës në deklaratë që e dha në sheshin e qytetit.

    Iniciatuva të hënën filloi edhe me mbledhjen e nënshkrimeve për zgjidhjen e problemit me qentë endacak, në shtand i vendosur në sheshin e qytetit.

    Сподели на:
    Advertisement
    Advertisement
    Advertisement
    Advertisement
    Advertisement
    Advertisement

    Отворени работни места во Полог:

    Advertisement
    Advertisement

    Популарно изминативе 100 дена

    error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!