Lajme
Një vajzë ka humbur jetën në tërmetin e mbrëmshëm në BeH

Një vajzë 27-vjeçare vdiq në tërmetin e mbrëmshëm në BeH, kur një gur i madh ra mbi shtëpinë e saj në Stolac.
Ajo u dërgua në një spital në Mostar në gjendje kritike dhe mjekët nuk mundën t’i shpëtonin jetën. Prindërit e saj u plagosën lehtë.
Një tërmet i fortë goditi BeH mbrëmë në orën 23 e 7 minuta, ndërsa epiqendra e tërmetit ishte në Hercegovinë, 15 km nga Stolac. Shërbimi Sizmologjik Kroat bën të ditur se tërmeti ka qenë me magnitudë 6.1 ballë, ndërsa EMSC pretendon se tërmeti ka qenë me magnitudë 5.8. Në orët në vijim janë regjistruar disa lëkundje më të vogla.
Përveç në Stolac, dëme materiale janë raportuar edhe në Mostar ku është shembur një oxhak, si dhe në Lubinje dhe Çaplinë.
Përdoruesit e mediave sociale postuan gjithashtu foto të rrëshqitjeve të vogla të dheut në disa rrugë në Hercegovinë që dyshohet se ishin shkaktuar nga tërmeti.
Tërmeti i mbrëmshëm me epiqendër në BeH është ndjerë edhe në Maqedoni, Mal të Zi, Kroaci, Serbi, Slloveni, Itali dhe Shqipëri.
Pas tij, u regjistruan disa tërmete më të vogla me epiqendër në BeH.
- Gostivari2 muaj më parë
Mario Krajoski nga Gostivari me medalje të artë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës
- Gostivari3 muaj më parë
KONKURS për poezi nga autorë të rinj nga Gostivari
- Аrgëtim3 muaj më parë
“KODA” fitoi “Oscar” për filmin më të mirë – “Dina” me më shumë statuja
- Gostivari3 muaj më parë
Promovim i përmbledhjes së re me poezi të Erol Tufan nga Gostivari
- Maqedoni2 muaj më parë
Një arrushë e lënduar është duke vrapuar në rrugën Dibër – Mavrovë
- Gostivari3 muaj më parë
Гостиварското основно музичко училиште прослави патронат
- Maqedoni2 muaj më parë
Nga nesër do të hiqen të gjitha masat epidemike për hyrje në Serbi
- Gostivari2 muaj më parë
Arrestohet një person në Gostivar i cili ka sulmuar dashnoren e tij