Na ndiqni në:

Maqedoni

Xhaferi e mbaroi seancën, konstaton se Qeverisë nuk i është votuar mosbesim

Botuar

  • македонски јазик

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi e mbylli seancën në të cilën duhej të votohet për besim të Qeverisë, me konstatim se nuk është votuar mosbesim dhe Qeveria vazhdon me punë.

“Duke marrë parasysh se ato nuk kanë pasur shumicë të mjaftueshme për qëllimin për të cilin ishte e parashtruar kjo pyetje rendi ditor nuk është votuar për shkak se nuk është hapur rendi ditor nuk mund të hapet debat për votim të mosbesimit të Qeverisë. Konstatoj ë se Qeverisë nuk i është votuar mosbesim dhe në bazë të kësaj Qeveria vazhdon me përbërjen e plotë dhe me detyrimet të cilat i ka. Konstatoj se materia e parashikuar për këtë seancë është e konsumuar dhe e mbyll këtë seancë dhe konstatoj se seanca është e përfunduar. Qeverisë i dëshiroj sukses në ditët në vazhdim që i ka qeveria ekzekutive”, deklaroi Xhaferi.

Paraprakisht nënkryetari i Kuvendit , Fadil Zendeli, e ndërpreu seancën për votim të besimit të Qeverisë, për shkak të mos pasjes së shumicës së mjaftueshme dhe pamundësi të përcaktohet rendi ditor.

Në fillimin e seancës, sot pasdite, morrën pjesë 61 deputet, por kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi e braktisi seancën pasi që, siç tha, nuk e mbështet iniciativën dhe e thirri nënkryetarin e Kuvendit Fadil Zendeli t’a udhëheq seancën. Gjatë numërimit ishte e konstatuar se në seancë merrnin pjesë 60 deputetë. Deputetët e partive qeveritare LSDM dhe BDI nuk morrën pjesë në sallë, e pa to dhe pa Kastriot Rexhepi nga Besa i cili njoftoi se nuk d të merr pjesë në seancën e kuvendit, deputetët opozitar së bashku me dy deputetët e Besës janë 60.

Sipas nenit 95 nga Rregullorja parlamentare, Kuvendi mund të vendos nëse në seancën ishin të pranishëm shumica nga numri i përgjithshëm i deputetëve, gjegjësisht 61.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!