Na ndiqni në:

Maqedoni

Xhaferi për të enjten e caktoi seancën e kuvendit për besim të Qeverisë

Botuar

  • македонски јазик

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi e caktoi për të enjten në ora 11 seancën në të cilën duhet të votohet besimi i Qeverisë.

-Informojmë se në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është dërguar Kërkesë për votim për besim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe e njëjta është e rhivuar nga organet kompetente. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, në përputhje me nenin 215 paragrafi 2 nga Rregullorja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së sotme, do t’a thërrasë seancën për kërkesën e parashtruar për votim të besimit të Qeverisë, kurse seanca do të mbahet në ditën e tretë nga dita e parashtrimit të pyetjes për besim të Qeverisë, gjegjësisht  të enjten, më 11 Nëntor 2021, në orën 11. Sipas nenit 215 paragrafi 3 nga Rregullorja e Kuvendit, afati për thirrje të seancës fillon të rrjedh ditën e ardhshme nga dita e parashtrimit të pyetjes për besim të Qeverisë, thekson Kabineti i Kryetarit të Kuvendit.

Kabineti shton edhe se për të gjitha hapat dhe procedurat, si dhe deri tash, përfaqësuesit e mediumeve do të jenë të informuar nëpërmjet organeve kompetente në Kuvend.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së, ASH dhe Alternativa, Besa dhe Levica sot parashtruan Iniciativë për votim të mosbesimit të Qeverisë. Iniciativa, siç njoftoi Aleksandar Nikollovski nga VMRO-DPMNE, e kanë nënshkruar 61 deputet.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski paraprakisht tha se do të presin kryeministri Zoran Zaev që t’a deponojë dorëheqjen e lajmëruar, por pasi kjo nuk ndodhi, iniciativa për votim të besimit të Qeverisë këtë pasdite është e parashtruar deri te Kuvendi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Огласи за вработување:

Анкета

Дали ги поддржувате предлог мерките за вработените во јавните институции (сертификат за вакцина, ковид-тест или потврда за прележаност)?

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!