Na ndiqni në:

Gostivari

Deri 500 euro dënim dhe burg i mundshëm për të shtënë nëpër dasma, paralajmëron policia

Botuar

  • македонски јазик

Në pritje të sezonës së dasmave dhe solemniteteve tjera familjare, policia paralajmëron për rrezikun e përdorimit të armëve të zjarrit, duke marrë parasysh se ekzistojnë “tradita” për këtë lloj të festimit.

“Solemnitetet jo rrallë karakterizohen edhe me prishje të herë pas hershme të rendit publik me të shtëna nga armët e zjarrit ose nga përgatitja e paautorizuar të fishekzjarreve. Me qëllim që në kohë të prevenohen dhe në mënyrë efikase të parandalohen këto dukuri, Sektori i punëve të brendshme Tetovë përsëri apelon deri te qytetarët të përmbahen nga të shtënat me armë, si dhe të organizimit të paautorizuar të fishekzjarreve. Qytetarëve gjithashtu, u thuhet që fishekzjarret e dasmave duhet detyrimisht të paraqiten në stacionet policore ose repartet e zonës në të cilën organizohen, në varësi të kategorisë së tyre, kurse organizatorët t’i ndërmarrin masat preventive të duhura.”, qëndron në apelin e SPB.

Organet kompetente rikujtojnë se të shtënat janë në kundërshtim me Ligjin për kundërvajtje kundër rendit publik, kurse gjoba për shkelje të tillë lëviz prej 200 deri 500 euro, kurse në varësi nga pasojat, mund të paraqesë edhe vepër penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, për të cilën është i parashikuar edhe dënim  me burg nga një deri në pesë vjet.

Sektori i punëve të brendshme Tetovë lajmëroi se në muajt të cilat pasojnë, në masë të konsiderueshme do t’i përforcojë aktivitetet kontrolluese në planin e gjetjen dhe sanksionimit të këtyre prishjeve të rendit publik  dhe konkretisht dhe efektivisht do të veprojë.

Сподели на:
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени работни места во Полог:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!