Na ndiqni në:

Lajme

Deri 500 euro për projekte të shkollave që e avancojnë multikukturalizmin

Botuar

  • македонски јазик

Ministria e arsimit dhe shkencës nxorri shpallje për ndarjen e granteve për shkollat fillore dhe të mesme publike të cilat do të realizojnë aktivitete të përbashkëta të nxënësve që kontribuojnë për zhvillimin dhe avancimin e multikulturalizmit, integrimit ndëretnik dhe tolerancës.

Grantet në shumë deri 30.000 denarë do të jenë të ndara për 95 shkolla (70 fillore dhe 25 të mesme) të cilat do të jenë të selektuara me rangimin e Komisionit për vlerësim të aplikimeve të mbërritura në përputhje me kriteret e caktuara.

Siç thekson MASH në Thirrjen publike, aktivitetet mund të realizohen në mënyrë të pavarur në shkollë në të cilën mësimi realizohet në më shumë gjuhë mësimore ose në partneritet me shkollë tjetër.

Qëllimi i thirrjes është promovimi i praktikave të mira për aktivitete në të cilat kultivohen lidhje harmonike që bazohen në respekt të dallimeve.

-Në ndërkohë duke ndërtuar një shoqëri multietnike dhe multikulturore me çka mundësohet ndërtim i institucioneve bashkëkohore, të suksesshme dhe efektive edukativo-arsimore të cilat do të promovojnë vlera multietnike dhe multikulturore, qasja e individualizuar kah nxënësit, klimë pozitive emocionale dhe komunikim konstruktiv shumëkahësh dhe ambient shkollor nxitës. I inkurajojmë shkollat të aplikojnë me projekte për aktivitete të përbashkëta mes nxënësve që realizojnë mësim në gjuhë të ndryshme mësimore, thekson MASH.

Thirrja për grante është e disponueshme në Ms. Forms: KËTU

Për aplikim në Thirrjen publike shkollat duhet të kyçen me llogaritë zyrtare të përdoruesit në @schools.mk . Aplikimi zgjat deri më 3 Dhjetor 2021.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Огласи за вработување:

Анкета

Дали ги поддржувате предлог мерките за вработените во јавните институции (сертификат за вакцина, ковид-тест или потврда за прележаност)?

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!