Na ndiqni në:

Gostivari

Aksion donator për gëzimet e Vitit të Ri të fëmijëve nga Qendra Ditore në Gostivar

Botuar

  • македонски јазик

Në Gostivar, në prag të festimeve të Vitit të Ri, për të nëntin vit me radhë organizohet aksioni donator për fëmijët me nevoja të veçanta që vizitojnë Qendrën Ditore. Iniciativa është e Biljana Belovinës nga Gostivari, ndërsa këtë vit ajo zbatohet më formalisht përmes shoqatës së saj të sapoformuar When in Trouble.

Të gjithë qytetarët dhe kompanitë mund të bashkohen me donacionet e tyre.

“Ky aktivitet tashmë është bërë traditë për ne. Fatkeqësisht, Pandemia e Covid-it nuk lejon që të organizohen festa të ndërrimit të viteve, siç ishte zakon më parë, por pakot dhe dhuratat sigurisht që do të jenë një gëzim për fëmijët. Thjesht duam t’i zbukurojmë sado pak ditët e festave që do të vijojnë. Do t’u bëja thirrje të gjithë qytetarëve, kompanive që kanë dëshirë dhe mundësi të jenë pjesë e aksionit dhe të dhurojnë. Mund të më kontaktojnë përmes Facebook-ut ose në numrin e telefonit 078 247 111”, thotë Belovinova.

Kjo iniciativë në Gostivar është shembull se si njerëzimi dhe ndjeshmëria e njeriut të thjeshtë nuk e njeh fenë, kombin, përkatësinë politike e të ngjashme.

Aksioni çdo vit mbështetet nga një sërë individësh dhe kompanish, dhe kështu pritet të jetë edhe këtë herë, që fëmijët e Qendrës Ditore të argëtohen ende me magjinë e Vitit të Ri

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена