Na ndiqni në:

Zgjedhjet Lokale 2021

Deri tash nuk ka kundërshtime deri te KSHZ për procesin e votimit dhe për rezultatet

Botuar

  • македонски јазик

Deri te Komisioni shtetëror zgjedhor (KSHZ) deri tash asnjë paraqitës kishte të kandidatëve për Zgjedhjet lokale nuk ka dërguar kundërshtim për procesin e votimit dhe për procesin e mbledhjes dhe verifikimit të rezultateve nga votimi.

Sipas informacioneve të KSHZ, nga kundërshtimet e dërguara për mbrojtje të së drejtës personale zgjedhore, në ditën e zgjedhjeve janë pranuar 217.

Kundërshtimi për procesin e votimit dërgohet në afat prej 48 orësh pas mbarimit të votimit, kurse kundërshtimi për procesin e mbledhjes dhe verifikimit të rezultateve dërgohet në afat prej 48 orësh nga publikimi i rezultateve fillestare. Mbarimi i afateve, siç sqarojnë nga Komisioni shtetëror zgjedhor, varet nga koha kur ka mbaruar votimi në secilën nga komunat në veçanti.

KSHZ është e obliguar në afat prej 72 orësh pas pranimit të kundërshtimit të sjellë vendim, kurse vendimi dërgohet në kuti postare elektronike për pranim të të shkruajtur (e-mail adresës)  dhe vendimi konsiderohet si i dërguar në afat prej pesë orësh nga dërgimi në kutinë e postës elektronike.

Kundër vendimit të KSHZ, paraqitësi  i kundërshtimit mund të paraqesë padi deri te Gjykata administrative në afat prej 24 orësh nga pranimi i vendimit.

Padia deri te Gjykata administrative paraqitësi e bazon në bazën dhe mbi pretendimet e theksuara në kundërshtimin sipas të cilit është sjellë vendim i shkallës së parë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Огласи за вработување:

Анкета

Дали ги поддржувате предлог мерките за вработените во јавните институции (сертификат за вакцина, ковид-тест или потврда за прележаност)?

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!