Na ndiqni në:

Gostivari

BDI Gostivar: Taravari promovohet me projekte nga koha kur BDI-ja e drejtonte komunën

Botuar

  • македонски јазик

Dega e BDI-së në Gostivar sot në pres konferencën doli me reagim dhe potencoi se kryetari Arben Taravari promovon dhe adopton projekte të huaja.

Së pari si shembull nga Bashkimi demokratik për integrim e cekën zmadhimin e rrogave të ndërmarjes komunale. “Kryetari i komunës ndan me publikun se ai i zmadhuar rrogat e të punësuarve në ndërmarrjen publike komunale Komunalec për 75%. Nuk ka dyshim se rritja e rrogave është për t’u përshëndetur, por duan të bëjmë me dije se deri te rritja e rrogave erdhi si rezultat i rritjes së pagës minimale në nivel qendror nga ana e pushtetit qendror pjesë përbërëse e së cilës është edhe BDI”, tha Arta Bilalli Zendeli nga BDI duke shtuar: “Kjo nuk është “arritja” e vetme që e propagandon si të tijën. Të tjerat janë: Projekti SEKO për ujësjellës, faza e dytë, që financohet nga qeveria Zvicerane dhe Gjermane, që janë fituar si grante në vitin 2016, në kohën kur me komunën e Gostivarit drejtonte kryetari i komunës nga rradhët e BDI-së. Më pas 4 çerdhe, të financuara nga UNICEF dhe Ambasada Gjermane, që i gjeti të gatshme të ndërtuara në vitin 2017, pastaj rrugët në Padalisht dhe Tërnovë, të financuara nga Banka botërore në formë të grantit në 2017-tën etj.”

Bilalli Zendeli tha se ka shumë projekte të tjera që janë investime të pushtetit qendror ose të fituara para vitit 2017, e të cilat kryetari i promovon si arritje të tija, që siç theksoi, nuk duhet të jetë pasqyrim i politikave publike në shekullin 21.

Сподели на:
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени работни места во Полог:

Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!