Na ndiqni në:

Zgjedhjet Lokale 2021

BDI-ja e prezantoi Programin zgjedhor për Gostivarin: Më shumë gjelbërim, gasifikim në çdo vendbanim…

Botuar

  • македонски јазик

Bashkimi Demokratik për Integrim sot ka prezantuar programin e saj për zgjedhjet lokale në qytetin e Gostivarit.

“Në bashkëpunim me shoqërinë civile dhe duke dëgjuar zërin e qytetarëve kemi përgatitur Platformën që parasheh zgjidhje të të gjitha problemeve me të cilat ballafaqohen qytetarët e Gostivarit, të cilat probleme nuk ka arritur ti zgjidh qeverisja e deritanishëm e komunës në krye me kryetarin Taravari. Bashkë me Nevzat Bejtën si kandidat, pas 17 Tetorit do të fillojmë rrugëtimin e përbashkët për një qytet të pastër, të sigurtë për banorët dhe fëmijët e tyre, për infrastrukturë publike moderne, sportive, ambiente rekreative dhe arsim cilësor.”, theksoi në pres konferencën Bashkim Hasani, kryetar i degës së BDI-së në Gostivar.
Është koha të ngrihemi për Gostivarin, të ndalojmë kaosin, ta çlirojmë qytetin nga qentë endacak, ta shëndrrojmë deponinë Rusino në një deponi të sigurtë e të rregulltë dhe të largojmë kazinot nga qendra e qytetit.
I pikësynime kryesore të Bashkimit Demokratik për Integrim për Gostivarin ishin të përmendura: më shumë gjelbërim dhe ndërtim të pjesës së pazhvilluar të parkut, shtigje të reja vrapimi dhe ciklizmi, pastrimi i qytetit nga mbeturinat dhe ndotja duke pasur në fokus të punës rregullimin e deponisë Rusino sipas të gjitha standardeve ekologjike, ndërtimi i një qendre të posaçme dhe moderne për strehimin dhe trajtimin e qenve endacak, dhe zhvendosje të kazinove dhe lojërave të fatit nga vendbanimet dhe lagjet tona.
“Katër vitet e ardhshme do të jenë vitet e realizimit të shumë projekteve për një infrastrukturë moderne si: tre parkingje nëntokësore, ashtu si dhe ndërtimi i urës së re që do mundësojë lidhje me autostradën rajonale – e ndërtuar bashkë me ekspertët gjatë planifikimit urbanistik. Do të zgjidhim problemin e parkingut e do të sjellim rend në qarkullimin e trafikut. Furnizimi me ujë të pijshëm dhe sistem modern kanalizimesh për të gjithë qytetarët nëpër fshatra dhe lagje është gjithashtu pjesë e rëndësishme e planit tonë, bashkë me shkolla të reja e moderne, ku fëmijët tanë do të gjejnë sistemin arsimor që meritojnë. Një stadium i ri multifunksional për sporte e hapësira kreative për qytetin dhe fshatrat përreth, parqe të reja dhe zona të gjelbra, do t’a bëjnë Gostivarin një qytet ku ja vlen të jetohet, për të rinj e familjarë. Vendosja e sistemeve të ngrohjes ekologjikе, gazifikim në cdo vendbanim, përqëndrimi në energjinë diellore, si edhe implementimi i transportit publik të premtuar prej kohe do të kursejnë para për qytetarët tanë dhe do t’a transformojnë Gostivarin në një Komunë të blertë me ajër të pastër.”, tha Hasani.

Сподели на:
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Анкета:

Дали треба да се скрати работното време на администрацијата во петок на 4 часа?

Advertisement
Advertisement
Zgjedhjet Lokale 20215 ditë më parë

Rezultate nga votimi për Këshillë të Gostivarit

Gostivari2 javë më parë

Tre raste të reja të konfirmuara të korona virusit në Gostivar, në shtet 344

Zgjedhjet Lokale 20211 javë më parë

Bejta: Për vetëm 100 ditë Gostivari do të jetë komunë e pastër, ja 24 projektet e para

Zgjedhjet Lokale 20211 javë më parë

Tubim përmbyllës i BDI-së: Do t’a kthejmë Gostivarin në rrugën e duhur

Zgjedhjet Lokale 20212 javë më parë

Taravari në tubimin në Çajlë: Gjithkund jemi të mirëseardhur pasi kemi qëllime dhe nijet të pastër

Zgjedhjet Lokale 20217 ditë më parë

Në Gostivar për votim janë paraqitur 146 të sëmurë dhe të pafuqishëm, votues në karantinë nuk ka

Gostivari1 javë më parë

Shoferët t’ju japin përparësi këmbësorëve në kalimet e shënuara, apel nga policia e Gostivarit

Zgjedhjet Lokale 20215 ditë më parë

KSHZ: Taravari 15.724 vota, Bejta 13.190

Gostivari6 ditë më parë

Gostivarasit zgjedhin kryetar dhe përbërje të Këshillit komunal

Zgjedhjet Lokale 20211 javë më parë

Tubim qendror i ASH/A: Gostivari u bë model i suksesit, kërkojmë besim që të vazhdojmë me punë efikases

Çfarë, ku, si?2 javë më parë

Çmime fantastike vetëm për Ju! – Fletushkë e re Ultra në Marketet Ultra

Gostivari1 javë më parë

I arrestuar një gostivaras i cili i ka sulmuar bashkëshorten dhe vajzën

Maqedoni1 javë më parë

Filipçe: Prej nesër do të kërkohet pëlqimi nga prindërit për skriningun, apeloj që të pranojnë

Отворени работни места во Полог:

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!