Na ndiqni në:

Zgjedhjet Lokale 2021

BDI nga Gostivari e filloi fushatën nën moton “Zgjidh jetë, voto blertë”

Botuar

  • македонски јазик

BDI e filloi fushatën zgjedhore për Zgjedhjet lokale 2021 sonte nga Gostivari. Në Konventën ishin të prezentuar kandidatët me të cilët partia do të luftojë për vendet e kryetarëve në 19 komuna, mes të cilëve edhe Gostivari. BDI fushatën e udhëheq nën moton “Zgjidh jetë, vto blertë”.

“Kjo është konventa fillestare me të cilën e vazhdojmë maratonën e suksesit që e vrapojmë 20 vite. Maratonë pa asnjë disfatë. Shumë veta më pyesin cili është sekreti i suksesit. Nuk duhet shumë të analizohet që të kuptohet se sekreti i suksesit është tek ju qytetarët. Sekreti është që ju qytetarët jepni gjithçka nga zemra për këtë platformë. Sot është më shumë se e nevojshme të kemi mjedis të pastër jetësor, të kemi mundësi për jetë ende më të shëndetshme. Kërkojmë që punët të bëhen në terren dhe mundësitë për këtë janë reale. Kështu, më 17 Tetor, jo vetëm atë që kanë votuar për BDI- në 20 vite, sepse nuk kemi punuar vetëm për një pjesë të Shqiptarëve të RMV, kemi punuar për të gjithë Shqiptarët, për Maqedonasit, për Turqit, për Boshnjakët, për Romët, prandaj i ftojmë të gjithë të votojnë më 17 Tetor dhe t’a mbështesin këtë agjendë të guximshme, që e pasuron shëndetin e tyre, agjendë që është me të vërtetë e mrekullueshme për çdo qytetar. Prandaj, paraprakisht i thirr gjithë Shqiptarët, të votojnë për ne, të votojnë për më të mirët, të votojnë për ekspertët që dijnë të drejtojnë dhe të punojnë me këtë fushë.”, tha nga foltorja lideri i partisë Ali Ahmeti.

Para të pranishmëve drejtim kishte edhe kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi.

“Para 20 vitesh filluam prej këtu dhe tash vazhdojmë nga i njëjti vend. Dua të porosis se Gostivarit i duhen ndryshime. Thirrja ime dhe apeli është të merremi vetë me veten, punën dhe aktivitetet që na presin në këto 20 ditë, duke filluar nga sot. Me kundërshtarët do të merren qytetarët. Më 17 Tetor qytetarët do t’a rrethojnë numrin e vërtetë, numrin 3 në të gjitha komunat ku garojmë në këto zgjedhje”, tha Xhaferi.

Dalje kishin edhe Vjollca Baftiu Zylbeari, kandidat i listës për Këshilltarë në Gostivar dhe bartësi i listës së këshilltarëve në Tetovë, Blerim Osmani.

“BDI e pranoi platformën e iniciativës tonë – Gostivari që dua, dhe në listën 50 % e kandidatëve për këshilltarë nuk janë anëtarë të partisë. Agjenda e blertë është përgjegjësi serioze. I bashkuam forcat, idetë dhe programet. Jemi të përgatitur, të veprojmë, t’i zëvendësojmë premtimet boshe me projekte reale dhe të dukshme për Gostivarin që duam.”, tha Baftiu Zylbeari.

“Pesë qëllimet janë detyrimet tona për përmirësimin e kualitetit të jetës së qytetarëve. Para se gjithash, ato janë tregues se BDI i ndjek me kujdes dhe i kupton nevojat e qytetarëve, sepse është i nevojshëm përkushtim për një ardhmëri të blertë.”, tha Osmani.

Në konventën ishin të prezentuara edhe spotet promovuese me kandidatët për kryetarë.

Сподели на:
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Анкета:

Дали треба да се скрати работното време на администрацијата во петок на 4 часа?

Advertisement
Advertisement
Zgjedhjet Lokale 20217 ditë më parë

Rezultate nga votimi për Këshillë të Gostivarit

Zgjedhjet Lokale 20212 javë më parë

Bejta: Për vetëm 100 ditë Gostivari do të jetë komunë e pastër, ja 24 projektet e para

Zgjedhjet Lokale 20211 javë më parë

Tubim përmbyllës i BDI-së: Do t’a kthejmë Gostivarin në rrugën e duhur

Zgjedhjet Lokale 20211 javë më parë

Në Gostivar për votim janë paraqitur 146 të sëmurë dhe të pafuqishëm, votues në karantinë nuk ka

Zgjedhjet Lokale 20212 javë më parë

Taravari në tubimin në Çajlë: Gjithkund jemi të mirëseardhur pasi kemi qëllime dhe nijet të pastër

Zgjedhjet Lokale 20217 ditë më parë

KSHZ: Taravari 15.724 vota, Bejta 13.190

Gostivari2 javë më parë

Shoferët t’ju japin përparësi këmbësorëve në kalimet e shënuara, apel nga policia e Gostivarit

Gostivari1 javë më parë

Gostivarasit zgjedhin kryetar dhe përbërje të Këshillit komunal

Zgjedhjet Lokale 20211 javë më parë

Tubim qendror i ASH/A: Gostivari u bë model i suksesit, kërkojmë besim që të vazhdojmë me punë efikases

Gostivari1 javë më parë

I arrestuar një gostivaras i cili i ka sulmuar bashkëshorten dhe vajzën

Maqedoni2 javë më parë

Filipçe: Prej nesër do të kërkohet pëlqimi nga prindërit për skriningun, apeloj që të pranojnë

Gostivari1 javë më parë

Policë në Gostivar kanë shkrepur në ajër që të qetësojnë përleshje dhe sulm

Gostivari6 ditë më parë

Në një pjesë të Gostivarit nesër paradite nuk do të ketë rrymë

Отворени работни места во Полог:

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!