Na ndiqni në:

Gostivari

Dy pacientë këtë mëngjes të lëshuar në shtëpi nga reparti infektiv në Gostivar, mbetën edhe dy

Botuar

  • македонски јазик

Kalon gjithë java me vetëm një të ri të infektuar me koronavirus në Gostivar. Numri i të hospitalizuarve në repartin infektiv të spitalit gostivaras, nga 8 sa ishin javën e kaluar, rra në dy pacientë. Të pranuar të tjerë nuk ka gati se dy javë.

“Situata është e qetë. Momentalisht në repartin infektiv kanë mbetur dy pacientë, pasi që në mëngjes dy të cilët ishin në gjendje të përgjithshme të mirë, janë lëshuar në shtëpi. Nga të hospitalizuarit një pacient është në gjendje të përgjithshme të përmirësuar, derisa një paciente është në gjendje më të vështirë, me mbështetje të përhershme të oksigjenit. Raste të reja nuk ka, dje ishte konfirmuar vetëm një rast pozitiv, por nuk është drejtuar tek reparti infektiv, që do të thotë me siguri është me simptoma më të lehta.” informoi mjeku udhëheqës Ratko Naumoski.

Këto janë shenja të vazhdueshme inkurajuese për situatën e koronavirusit në zonën e Gostivarit, por personat mjekësor gjithsesi kanë një dozë rezervë, dhe rikujtojnë se nuk është i shpallur fundi i epidemisë. Apelojmë qytetarët t’i praktikojnë masat e caktuara për mbrojtje nga virusi.

“Kur ka rrëmujë, ku ka më shumë njerëz në ambiente të mbyllura, të mbahet maskë. Megjithatë, duhet të kemi kujdes. Mirëmbajtja e higjienës dhe distanca nënkuptohen”, tha D-r Naumoski.

Të dhënat e Ministrisë së shëndetësisë, tregojnë se në vendin tonë ka 413 raste aktive të koronës. Në regjionin e Gostivarit bashkë me komunat Mavrovo- Rostushe dhe Vrapçisht ka 14 raste.

Sipas kategorizimit të rrezikut duke marrë parasysh përhapjen e mëtutjeshme dhe kapacitetin e përgjigjes, vlerësohet se Maqedonia është në fazën 1, gjegjësisht, fazën e e rasteve sporadike të regjistruara të kovid, shpalli Instituti për shëndet publik.

Сподели на:
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени работни места во Полог:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!