Na ndiqni në:

Një ditë me..

NJË DITË ME : Elena Filiposka, nëpunës banke

Botuar

  • македонски јазик

“Fëmijët dhe bashkëshorti janë univerzi im”

Cilat janë ritualet dhe zakonet e tua të mëngjesit?  

Ngrihem herët. E pij kafen e mëngjesit pa të cilën nuk mundem të funksionojë. Përgatitem për në punë dhe bëj plan çka duhet të bëj atë ditë.

Si rrjedh një ditë pune e jotja?

Dita e punës më fillon në ora 8 në mëngjesit dhe mbaron në ora 16. Puna si nëpunës banke kërkon koncentrim të madh, përkushtim dhe disponim të mirë. Çdo ditë jam në komunikim me shumë klientë. Një punë shumë e rëndësishme te puna bankare është fitimi i besimit, mendoj që besimi është faktor i rëndësishëm për  raport të mirë profesional të punës. Punoj në zyrën e degës në Gostivar dhe gati gjithë orarin e punës jam para kompjuterit. Kam një ekip të shkëlqyer të kolegëve me të cilët ndërmjet vete ndihmohemi dhe kemi mirëkuptim të madh.

Çka është kyqe për një person për sukses në karrierë? 

Sipas meje, për të pasur sukses në karrierë më e rëndësishme është t’a punoni profesionin që e doni dhe atë që e punoni t’a bëni me përkushtim të madh. Atëherë suksesi është i garantuar.

Nëse nuk je nëpunës banke, sipas profesionit, do të ishe… 

Ah, pyetje e rëndl, nuk e di, me siguri do të isha edukatore.

Si e plotëson kohën e lirë? 

Kohën e lirë e kaloj me familjen. Me dy fëmijët e mi të dashur dhe bashkëshortin të cilët janë universi im. Me to koha më kalon shumë shpejtë. Dijmë të shëtisim deri në Mavrovë ose Pozharane për vikendi, t’i mbushim bateritë. Dua të lexoj libër të mirë, të shoh film ose të luaj një parti JAMB.

Tre gjërat kryesore në jetën tënde janë… 

Gjëja më e rëndësishme në jetën time është familja.

Mal ose det për pushim?

Edhe njëra edhe tjetra. Malin e Dua për shkak të ajrit të freskët, kurse aroma e detit është më i miri në verë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!