Na ndiqni në:

Gostivarase

NJË DITË ME: Hod Miftari, drejtor i Qendrës për kulturë në Gostivar

Botuar

  • македонски јазик

“Çdo ditë së paku 30 minuta mbushje të shpirtit dhe tajm aut nga streset”

 

-Cilat janë ritualet dhe shprehitë e juaja të mëngjesit? 

Çdo mëngjes është betejë me alarmin, pastaj normal meditim urban me kafen e mëngjesit. Kafenë e parë e pi vetë, pasi ai është momenti kur i bëj të gjitha planet e punës. Të dytën me kolegë ku diskutojmë për agjendën dhe projektet e ardhshme.

-Si rrjedh një ditë e juaja e punës? 

Dita ime mesatare në punë, e filloj me kontrollimin e e-postës. Në këtë mënyrë organizoj gjithçka në fillim të ditës. Pastaj, e shqyrtojë listën e obligimeve dhe filloj me projektet me prioritet më të madh. Pjesën më të madhe të mëngjesit e kaloj me takime me kolegë artistë prej të cilëve mësoj ideja të reja. Këtu zbuloj se jam më së shumti kreativ! Pas drekës, filloj më shumë të përkushtohem në aspektet analitike të punës time. Zbuloj se ky bashkim i kreativitetit dhe analitikës më ndihmon të mbetem i interesuar për atë që e punoj. Derisa kënaqem në rolin tim të momentit, kërkoj mundësi të mësoj aftësi të reja dhe të punoj në projekte më të mëdha.

-Çka është më e rëndësishmja në udhëheqjen me institucionin kryesor për kulturë në Gostivar, Qendrën për kulturë?

Menaxheri është efikas nëse ka vizion të qartë të institucionit efektivë, kujdesi për performancat, kurse arritjet dhe suksesi duhet të jenë pjesë e brendësisë së tij mentale. Menaxhimi i mirë me resurset njerëzore dhe financiare janë të nevojshme në institucionet kulturore aq sa edhe në çdo kompani. Menaxhimi me institucionet kulturore te ne është detyrë komplekse, pasi ata duhet të mbështeten në financim nga themeluesi, shteti ose komuna. Nëse nuk ke mbështetje të mirë financiare atëherë e ke patjetër të bëjsh improvizim. Kurse improvizimi është gjithashtu art.

-Ku dhe si e gjeni qetësinë tuaj të mbrendshme?

Definitivisht tajm aut nga të gjitha faktorët stresues në jetë. Nëse distancoheni nga të gjitha bisedat e panevojshme në jetë, do të zbuloni se lumturia e vërtetë vjen nga momentet e qeta dhe të ngujuara që i keni me familjen tuaj. Nuk ka nevojë t’i bllokoni të gjithë faktorët e jashtëm të stresit, vazhdoni, punoni, por është e rëndësishme t’a rimbushni shpirtin së paku 30 minuta dhe të liroheni nga stresi dhe kompleksiteti i jetës bashkëkohore.

-Cilin moment e mbani mend si më të lumtur të jetës tuaj?

Lindja e fëmijëve është moment i bekuar në jetën e çdo njeriu, nuk mundem të mendoj ditë më të lumtura nga lindja e dy fëmijëve të mi.

-Motoja juaj e jetës është… 

Carpe diem dhe Memento mori (lat)

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Огласи за вработување:

Анкета

Дали ги поддржувате предлог мерките за вработените во јавните институции (сертификат за вакцина, ковид-тест или потврда за прележаност)?

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!