Na ndiqni në:

Një ditë me..

NJË DITË ME: Minever Skenderi, edukatore në çerdhet në Gostivar

Botuar

  • македонски јазик

“Puna me fëmijë më plotëson tërësisht dhe më motivon”

Cilat janë ritualet dhe shprehitë tuaja të mëngjesit?

Rituali im i mëngjesit fillon me lutje të mëngjesit që fillon para agimit të diellit. Pastaj ditën e vazhdoj me kafen e mëngjesit që e pi me bashkëshortin tim. Kam mjaftueshëm kohë për t’u përgatitur dhe për t’u nisur për në punë. Orari im i punës fillon në ora 7 e 30 minuta.

Si rrjedh një ditë e juaj e punës? 

Pasi të mbërrij në punë, bashkë me koleget e mia të punës bisedojmë dhe ndërrojmë mendime dhe ide për aktivitetet që duhet t’i bëjmë atë ditë me fëmijët. Pastaj në hapësirën e zbavitjes e përgatis hapësirën për pranimin e fëmijëve . Përgatis plan si në mënyrën më të mirë ti zhvilloj aktivitetet që t’ju vijnë interesante dhe zbavitëse gjithë fëmijëve. Pasi të vijnë të gjithë fëmijët kemi gjimnastikë të mëngjesit. I lajnë duart dhe pastaj hajnë mëngjes. Pastaj vijon zhvillimi i aktiviteteve nëpërmjet zbavitjes dhe lojës. Pas kësaj dalim në shëtitje në oborrin e çerdhes. Kthehemi në hapësirën e zbavitjes i lajmë duart dhe vijon dreka. Pastaj fëmijët shtrihen dhe pushojnë. Kur ngrihen i përgatisim dhe i përcjellim në shtëpi.

Si do e përshkruanit punën me fëmijët në disa fjali?

Puna me fëmijë është punë fisnike e cila nuk mund të përshkruhet me disa fjali. Të punohet me fëmijë domethënë të kesh shumë dashuri, durim, kreativitet, energji dh respekt ndaj fëmijëve si persona. Ta duash profesionin edukator dhe kujdestar. Të kujdesesh për shëndetin e tyre, sigurimi t’u dhurosh shumë dashuri, besim dhe edukim të mirë çka është edhe qëllimi ynë. Puna me fëmijë më plotëson tërësisht, që më jep ende më shumë motivim të kontribuojë çdo fëmijë që do të vijë në çerdhe të ndihet i lumtur dhe i kënaqur si nga qëndrimi në çerdhe ashtu edhe nga unë si edukatore.

Me çka preferoni ta plotësoni kohën e lirë?

Edhe pse kam pak kohë të lirë, përpiqem t’a plotësoj me më të afërmit e mi. Jam gjyshe e katër nipave kështu që çdoherë më është koha e hareshme dhe e plotësuar. Dua të shëtis dhe të ec bashkë me bashkëshortin tim. Pasi kreativiteti është ana ime e fortë, dua të bëj punime për fëmijët në çerdhe.

Cila është këshilla më e mirë që e keni marrë në jetë, e cilën këshillë e jepni ju më së shpeshti? 

Këshilla më e mirë që e kam marrë është “Asnjëherë mos u dorëzo nga qëllimi që ja ke vënë vetes. Vetëm ato që janë këmbëngulës kanë sukses”. Unë çdoherë e praktikoj këtë këshillë dhe e jap atyre që mendoj se ju duhet vetëbesim në atë që e bëjnë.

Çka i bën gratë të forta dhe të suksesshme?

Gratë që kanë vetëbesim të madh, qëndrueshmëri, këmbëngulje. Ato që kanë qëllim pas të cilit drejtohen, dhe vetë i kryejnë obligimet. Gratë që kanë familje të lumtur dhe mbështetje nga familja. Ato janë themel i çdo familjeje. Gratë që nuk lejojnë të jenë të nënshtruara, dhe i gëzojnë të drejtat e tyre themelore.

Nëse duhet ta imagjinoni një moment ideal, ku do të ishte dhe me kë? 

Do të doja të kem më shumë kohë të lirë që do ta shfrytëzoja në ndonjë vend malor bashkë me bashkëshortin tim.

 

Сподели на:
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Анкета:

Дали треба да се скрати работното време на администрацијата во петок на 4 часа?

Advertisement
Advertisement
Zgjedhjet Lokale 20217 ditë më parë

Rezultate nga votimi për Këshillë të Gostivarit

Zgjedhjet Lokale 20211 javë më parë

Bejta: Për vetëm 100 ditë Gostivari do të jetë komunë e pastër, ja 24 projektet e para

Zgjedhjet Lokale 20211 javë më parë

Tubim përmbyllës i BDI-së: Do t’a kthejmë Gostivarin në rrugën e duhur

Zgjedhjet Lokale 20211 javë më parë

Në Gostivar për votim janë paraqitur 146 të sëmurë dhe të pafuqishëm, votues në karantinë nuk ka

Zgjedhjet Lokale 20212 javë më parë

Taravari në tubimin në Çajlë: Gjithkund jemi të mirëseardhur pasi kemi qëllime dhe nijet të pastër

Zgjedhjet Lokale 20217 ditë më parë

KSHZ: Taravari 15.724 vota, Bejta 13.190

Gostivari2 javë më parë

Shoferët t’ju japin përparësi këmbësorëve në kalimet e shënuara, apel nga policia e Gostivarit

Gostivari1 javë më parë

Gostivarasit zgjedhin kryetar dhe përbërje të Këshillit komunal

Zgjedhjet Lokale 20211 javë më parë

Tubim qendror i ASH/A: Gostivari u bë model i suksesit, kërkojmë besim që të vazhdojmë me punë efikases

Gostivari1 javë më parë

I arrestuar një gostivaras i cili i ka sulmuar bashkëshorten dhe vajzën

Maqedoni2 javë më parë

Filipçe: Prej nesër do të kërkohet pëlqimi nga prindërit për skriningun, apeloj që të pranojnë

Gostivari1 javë më parë

Policë në Gostivar kanë shkrepur në ajër që të qetësojnë përleshje dhe sulm

Gostivari6 ditë më parë

Në një pjesë të Gostivarit nesër paradite nuk do të ketë rrymë

Отворени работни места во Полог:

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!