Sport
KE 2020: Maqedonia kundër Ukrainës sot në ora 15

Reprezentacioni futbollistik maqedonas sot në Bukuresht në kuadër të grupit C, e luan lojën e dytë në Kampionatin europian. Pas hu!bjes nga Austria kundërshtar është Ukraina e cila gjithashtu humbi nga favoriti Holanda.
Ashtu si paralajmëroi selektori Angellovski, pason me siguri loja më e rëndësishme që kjo gjeneratë do e luaj.
“Erdhëm në EURO me qëllim të plasohemi në fazën e dytë dhe ajo fazë për ne është aktive. Kemi para nesh rival që gjithashtu ka zero poena, që domethënë se kjo për ne është finale. Edhe të mos arrijmë nuk do të jetë tragjedi , e normalisht do të japim gjithçka nga vetja. Ukrainasit janë cilësor, atë e treguan edhe kundër Holandës. Kanë individë të shkëlqyeshëm, por edhe ne kemi cilësi dhe treguam se mundemi të tejkalojmë me të gjithë, mendoj se kemi situatë në të cilën mund të përmirësohemi në planin e rezultateve”, theksoi selektori Angellovski në konferencën e mbrëmshme për shtyp.
Humbësi nga ky duel me siguri do t’i humb shanset për plasmani në fazën e ardhshme edhe pse teorikisht mundet edhe me tre poena të garohet vend në raundin nokaut.
Drejtësia e garës në Bukuresht do t’a ndajë me arbitrarin argjentian Andres Rapalini, që do t’a paraqes historinë, sepse ai do të jetë arbitrari i parë nga Amerika e Jugut që do të gjykojë në KE.
- Gostivari2 muaj më parë
Mario Krajoski nga Gostivari me medalje të artë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës
- Gostivari3 muaj më parë
KONKURS për poezi nga autorë të rinj nga Gostivari
- Gostivari3 muaj më parë
Promovim i përmbledhjes së re me poezi të Erol Tufan nga Gostivari
- Аrgëtim3 muaj më parë
“KODA” fitoi “Oscar” për filmin më të mirë – “Dina” me më shumë statuja
- Maqedoni2 muaj më parë
Një arrushë e lënduar është duke vrapuar në rrugën Dibër – Mavrovë
- Gostivari3 muaj më parë
Гостиварското основно музичко училиште прослави патронат
- Maqedoni2 muaj më parë
Nga nesër do të hiqen të gjitha masat epidemike për hyrje në Serbi
- Sport3 muaj më parë
FFM premtoi shpërblim prej rreth 4.5 milionë euro për Botërorin