Na ndiqni në:

Sport

KE 2020: Ndeshja e fundit për GRANDE PANDEV! Maqedonia-Holanda në ora 18

Botuar

  • македонски јазик

Seleksioni futbollistik i Maqedonisë sonte do jetë mysafir në “Arenën Johan Krojf” në Amsterdam tek Holanda, në ndeshjen e fundit nga faza grupore të EURO 2020.

Të përzgjedhurit e Igor Angellovski nuk kishin shumë fat në dy ndeshjet e kaluara në grupin C. Kundër Austrisë humbëm me 3:1, kurse nga Ukraina humbëm 2:1.

Çka është më kryesorja në këtë fazë grupore Maqedonia edhe më tej ka shanse teorike që të plasohet në tetë çerek-finale, por është e nevojshme fitore s bindshme kundër Holandës, kurse dueli mes Austrisë dhe Ukrainës të përfundojë me fitimtar. Holandezët me dy fitore siguruan plasmani në raundin e ardhshëm.

Kapiteni maqedonas Goran Pandev në pres-konferencën zyrtare para ndeshjes së sotme me Holandën lajmëroi se kjo do të jetë ndeshja e tij e fundit në ekipin nacional.

“Kjo është ndeshja ime e fundit në dresin e Maqedonisë. Kjo gjeneratë e bëri suksesin më të madh në historinë e futbollit në Maqedoni dhe besoj që është momenti i duhur të përshëndetem me dresin nacional. Ju dëshiroj këtyre djemve shumë suksese në të ardhmen dhe jam i sigurt, duke i njohur kualitete e tyre se edhe shumë herë në të ardhmen të gjithëve do të na gëzojnë”, tha Pandev.

Ai tha që është i lumtur që ju thotë lamtumirë në mënyrë të këtillë, në një ndeshje të madhe.

“Jam i lumtur që tërhiqem në këtë mënyrë. Mund të them se lamtumirë më të mirë se dresin i Maqedonisë në Kampionatin europian edhe nuk mund të dëshiroja. Ka emocione, por di si të menaxhoj me to”, tha Pandev.

Ndeshja mes Holandës dhe Maqedonisë është në ora 18.

Сподели на:
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени работни места во Полог:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!