Maqedoni
Filipçe: Prej nesër do të kërkohet pëlqimi nga prindërit për skriningun, apeloj që të pranojnë

Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe sot në pres konferencë informoi se metodologjia për zbatimin e korona skriningut është e gatshme, kurse nga nesër do të fillohet me kërkimin e pëlqimit nga prindërit për pjesëmarrje të fëmijëve të tyre në testim.
“Me skriningun u vonuam një javë, për arsye se analiza e numrit të nxënësve zgjati më shumë, por tash metodologjia është e gatshme dhe nga nesër bashkë me MASH do të fillojmë të kërkojmë pëlqim me shkrim nga prindërit. Besoj që deri në fund të kësaj ose fillimit të javës tjetër do të zbatohet skriningu edhe praktikisht”, tha ministri.
Filipe drejtoi apel deri tek prindërit t’a pranojnë testimin, duke sqaruar nëse punohet për procedurë të thjeshtë me marrjen e brisit, kurse do të kontribuojë për fotografi më të qartë rreth gjendjes me korona virusin. “Nuk është asgjë serioze, bëhet me marrjen të thjeshtë të brisit, njëlloj si detektimin e arsyeve për infeksione të tjera respiratore”, tha ai.
Skriningu do të zhvillohet me teste të shpejta antigjene. Është e planifikuar të përfshihen rreth 8200 fëmijë nga shkollat fillore dhe të mesme, të shpërndara në mënyrë proporcionale nëpër komuna sipas numrit të nxënësve. Ekipet mobile do t!shkojnë në terren në vet shkollat dhe do t’a kryejnë testimin gjatë orëve. Nxënësit zgjidhen në mënyrë të rastësishme nga regjistri i ditarit elektronik, kurse prindërit duhet të nënshkruajnë pëlqim për pjesëmarrje.
Fëmijët nga shkollat e veçanta dhe shkollat ku numri mesatar i nxënësve në një klasë është më i vogël se 10 fëmijë do të shkyqen nga ky proces për arsye se bëhet fjalë për vende më të vogla rurale ku mësojnë një numër i vogël nga të gjithë nxënësit dhe në vende ku incidenca e virusit është shumë e ulët, informon MSH.
- Gostivari2 muaj më parë
Mario Krajoski nga Gostivari me medalje të artë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës
- Gostivari3 muaj më parë
KONKURS për poezi nga autorë të rinj nga Gostivari
- Gostivari3 muaj më parë
Promovim i përmbledhjes së re me poezi të Erol Tufan nga Gostivari
- Аrgëtim3 muaj më parë
“KODA” fitoi “Oscar” për filmin më të mirë – “Dina” me më shumë statuja
- Maqedoni2 muaj më parë
Një arrushë e lënduar është duke vrapuar në rrugën Dibër – Mavrovë
- Gostivari3 muaj më parë
Гостиварското основно музичко училиште прослави патронат
- Maqedoni2 muaj më parë
Nga nesër do të hiqen të gjitha masat epidemike për hyrje në Serbi
- Sport3 muaj më parë
FFM premtoi shpërblim prej rreth 4.5 milionë euro për Botërorin