Na ndiqni në:

Maqedoni

Pronarët “hajnë” para të shtetit për rroga, e nuk ua japin punëtorëve

Botuar

  • македонски јазик

Ndihmë e shtetit për rroga në Shkurt ka qenë e paguar për 11.694 punëdhënës për 53.348 të punësuar, kurse për Marsin 11.197 punëdhënësve për 50.876 të punësuar. Drejtoresha e Zyrës për të ardhura publike, Sanja Llukarevska informoi se nga këto punëdhënës 181 për ndonjë nga muajt nuk u kanë paguar rroga të punësuarve të tyre, prej të cilëve 157 punëdhënës nuk kanë paguar rroga për një muaj, kurse 24 punëdhënës nuk kanë paguar rroga për të dy muajt. Nuk janë paguar gjithësej 753 rroga mujore.

“Punëdhënësit janë fusha të ndryshme: përgaditje e ushqimeve dhe shërbimi i ushqimit, tregti me pakicë, transport tokësor, aktivitete të tjera të shërbimit, tregti me shumicë dhe pakicë me automjete motorike dhe motoçikleta dhe veprimtari juridike dhe kontabiliteti. Sipas regjioneve më shumë të obliguar që nuk kanë paguar rroga janë nga: Skup- 71 të obliguar, Tetovë- 53 të obliguar dhe Manastiri me 27 të obliguar. Punëdhënësve të cilët kanë shfrytëzuar mbështetje financiare, kurse nuk kanë kryer pagesë të rrogës janë të dërguara paralajmërime për rroga të pa paguara, kurse pas përfundimit të afatit për pagesë pas paralajmërimit fillon procedura e pagesës me forcë të borxhit sipas LLMPI llogaritjes. Sipas Ligjit në këtë rast parashikohet shqiptim i gjobës për kryerjen veprës penale prej 500 deri 1.000 euro në vlerë monetare denarë varësisht nga madhësia e personit juridik.”, lajmëroi drejtoresha.

Në lidhje me kompanitë të cilët nuk kanë paguar rrogë për muajt Prill, Maj, dhe Qershor të vitit 2020, si dhe Tetor, Nëntor dhe Dhjetor të vitit 2020, Llukarevska potencoi se është ndërmarrë pagesë me forcë për shkak të rrogave të pa paguara.

Rroga ende nuk kanë paguar 117 punëdhënës, nga të cilët 94 nuk kanë paguar rrogë për  një muaj, 18 punëdhënës nuk kanë paguar rrogë për dy muaj dhe 5 punëdhënës nuk kanë paguar rroga për tre muaj. Rrogat e pa paguar u takojnë 356 të punësuarve, kurse për të njëjtët është miratuar ndihmë financiare me shumë gjithësej prej 5.084.6663,00 denarë.

Сподели на:
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени работни места во Полог:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!