Gostivari
Gjimnazistët nga Gostivari në konferencën e UNICEF-it kushtuar fëmijëve

Një grup gjimnazistësh nga shkolla e mesme e Gostivarit, së bashku me profesoreshën e informatikës, Biljana Shterjovska, ishin pjesë e konferencës së organizuar nga UNICEF në Shkup me temën “Marrëdhënia mes mirëqenies së fëmijëve dhe arritjeve të tyre”.
Gjimnazistët prezantuan lojën e tyre edukative kompjuterike të dedikuar për fëmijët parashkollorë.
“Në konferencë morën pjesë profesoresha e informatikës dhe studentët që ishin pjesë e projektit “Të rinjtë për Fëmijët”. Nxënësit tanë prezantuan produktin përfundimtar – lojën edukative kompjuterike të krijuar për fëmijët parashkollorë, e cila ishte rezultat i edukimit nga ana e Qendrës për të Drejtat e Njeriut dhe Zgjidhjes së Konflikteve dhe punës ekipore të gjimnazistëve tanë (Mirjana Arsenoska, Marija Sergievska, Antonio Naumçeski, Nikola Gostovic, Stefan Sergievski, Zoran Gjorgjijeski, Viktorija Serafimoska, Stefan Vasileski, Ikra Jakupi, Drilon Rustemi, Era Fejzullai, Altina Selmani, Vesa Murati, Ezan Fetaji, Gonxhe Ameti, Lazim Xhaferi)”, thonë nga shkolla.
Konferenca e UNICEF-it u organizua në bashkëpunim me Qeverinë dhe Ambasadën Britanike në Shkup.
- Gostivari2 muaj më parë
Mario Krajoski nga Gostivari me medalje të artë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës
- Gostivari3 muaj më parë
KONKURS për poezi nga autorë të rinj nga Gostivari
- Gostivari3 muaj më parë
Promovim i përmbledhjes së re me poezi të Erol Tufan nga Gostivari
- Maqedoni2 muaj më parë
Një arrushë e lënduar është duke vrapuar në rrugën Dibër – Mavrovë
- Gostivari3 muaj më parë
Гостиварското основно музичко училиште прослави патронат
- Maqedoni2 muaj më parë
Nga nesër do të hiqen të gjitha masat epidemike për hyrje në Serbi
- Sport3 muaj më parë
FFM premtoi shpërblim prej rreth 4.5 milionë euro për Botërorin
- Gostivari2 muaj më parë
Arrestohet një person në Gostivar i cili ka sulmuar dashnoren e tij