Na ndiqni në:

Gostivari

“Gostivari nuk meriton të helmohet, Rusino-s do t’i kushtohet kujdes i veçantë”, thonë nga Iniciativa “Gostivari që dua”

Botuar

  • македонски јазик

Iniciativa qytetare “Gostivari që dua” sot mbajti pres konferencë të deponisë Rusino në të cilën ishte potencuar se Rusino shkakton situatë alarmante me ndotjen në Gostivar dhe rrethinën dhe nuk përmbush asnjë standard për deponimin e mbeturinave. “Siç mund të shihet, Deponia funksionon pa asnjë kriter dhe pa asnjë standard, dhe jo vetëm tani por plotë 30 vite. Nëse ne tani e 30 vite kemi thithur ajrin e ndotur, nuk do lejojm që fëmijët tanë të helmohen edhe ne te ardhmen. Deponia Rusino e cila është shkaktare e ndotjes së madhe në qytetin tonë, sot grumbullon mbeturinat e nëntë komunave të Maqedonisë veriperëndimore, por për fat të keq, atje hidhen mbeturinat, nuk trajtohen dhe digjen duke krijuar një situatë alarmante sa i përket ndotjes së ajrit në Gostivar e rrethinë. Disa kilometra nga këtu, ndodhet fusha e Banjicës, një fushë që para funksionimit të Deponisë prodhonte qepë për gjithë tregun e ish Jugosllavisë. Sot, nga helmimi i tokës si pasojë e rrjedhjes së ujërave të zeza nga kjo deponi, toka nuk është më produktive siç ka qenë më parë. Prodhimet nuk janë më të shëndetshme siç ishin dikur, kurse humbjet e banorëve të zonës që merren me prodhimin e qepës janë të jashtëzakonshme.”, tha Vjollca Baftiu Zylbeari, anëtare e iniciativës.

Nga Iniciativa konsiderojnë se Rusino mund të shndërrohet në deponi bashkëkohore me standarde, nëqoftëse shfrytëzohen praktikat e Mira në atë drejtim.

Deponia Rusino nga një tragjedi për bashkëvendasit tanë, mund të kthehet në levërdi. Qytetarëve duhet tu sqarohet se prej saj do kemi benefite që do të sjellin deponitë regjionale nëse respektojmë standardet sa i përket menaxhimit me mbeturinat. Mjafton tu referohemi praktikave të suksesshme të vendeve që tani paraqesin storje suksesi siç është rasti me Kroacinë dhe Slloveninë. Andaj, do të kujdesemi që me zgjidhjen për funksionimin normal dhe me standarde të Deponisë Rusino, edhe deponive të egra tu vjen fundi. Ata do të pastrohen dhe më nuk do të lejohet hedhja e mbeturinave gjithandej vendbanimeve tona. Deponia Rusino, do të jetë pika e vetme e grumbullimit dhe trajtimit të mbeturinave. Pushteti Lokal ka kompetenca që të siguroj funksionimin efektiv dhe të sigurt të deponive në përputhshmëri me kërkesat për ruajtje të ambientit. Ne, ju sigurojmë që deponisë Rusino do t’i kushtohet vëmendje e veçantë para dhe pas fillimit të funksionimit konform standardeve për menaxhim me mbeturinat. Gostivari nuk meriton të helmohet çdo ditë, andaj përkushtimi jonë do të jetë maksimal në tejkalimin e problemit që mban emrin: Deponia Rusino!”, theksoi Baftiu Zylbeari.

Сподели на:
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени работни места во Полог:

Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!