fbpx
Na ndiqni në:

Gostivari

Gostivari i dyti për numrin e të infektuarve me grip në vendin tonë

Botuar

  • македонски јазик

Në periudhën prej 13 deri më 19 dhjetor në Maqedoni janë raportuar 144 raste me grip. ISHP-ja thekson se numri i rasteve të regjistruara është rritur në krahasim me sezonin e kaluar dhe është në të njëjtin nivel krahasuar me kurbën tipike sezonale.

Të infektuar janë raportuar nga 10 QSHP/PE, në Dibër – 41, në Gostivar – 26, në Ohër – 22, në Tetovë – 20, në Kumanovë – 16 dhe në pesë QSHP / PE numri i të regjistruarve është më pak se 10.

Përsa i përket shpërndarjes së moshës, 72 persona janë të moshës 15-64 vjeç, 34 fëmijë të moshës 5-14 vjeç, 28 janë të regjistruar tek fëmijët 0-4 vjeç dhe 10 persona mbi 65 vjeç. Incidenca më e lartë është regjistruar tek më të vegjlit, fëmijët në moshën deri në 4 vjeç.

Në sezonin 2021/2022 numri i përgjithshëm i të sëmurëve është 787, që është 2.7 herë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të sezonit të kaluar.

 

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена