Na ndiqni në:

Gostivari

Gostivari për një javë mbërriti deri 128 të infektuar aktiv me koronë

Botuar

  • македонски јазик

Me 21 rastet e djeshme të reja me koronavirus, regjioni i Gostivarit dje ka arritur numrin e përgjithshëm të të infektuarve aktivisht prej 128. Gjendja epidemiologjike është përkeqësuar javën e fundit. Numrat dyshifrorë të të sapoinfektuarve regjistrohen çdo ditë, ndryshe nga më parë kur kishte vetëm raste individuale. Siç tashmë publikoi Gostivarpress.mk tash për tash pjesa më e madhe e rasteve pozitive janë nga klasterë familjar.

Megjithatë, edhe pse ka rritje të rasteve të reja, në krahasim me qytetet tjera të mëdha në Maqedoni, Gostivari është më stabil. Për shembull, në Prilep janë të sëmurë aktiv 655 qytetarë, në Kumanovë 311, në Manastir numri i kalon 1100 …

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, nga fillimi i pandemisë në komunat Gostivar, Mavrovë Rostushë dhe Vrapçisht janë diagnostikuar me koronavirus 8.210 persona.

Varianti “omirkon” në vend, përfshirë të dhënat deri më 9 janar, është zbuluar në 12 qytete: Shkup – 48, Ohër – 27, Koçan – 7, Tetovë – 6, Veles – 5, Pehçevë, Shtip, Gjevgjeli, Kavadar – nga 2 dhe Vinica, Negotinë, Manastir – nga 1, në Gostivar ende nuk është konfirmuar.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена