fbpx
Na ndiqni në:

Gostivari

Policia e Gostivarit arrestoi dy hajdutë të dyshuar për 8 vjedhje të rënda

Botuar

  • македонски јазик

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë-Zyra e Jashtme për Çështje Penale Gostivar ka zbardhur plotësisht 8 vjedhje të rënda që dyshohet se janë kryer nga një person tridhjetë e nëntë vjeçar nga Çegrani i Gostivarit dhe një tridhjetë e pesë vjeçar banues në Forina e Gostivarit. Të dy, të cilët dje (30 mars) në ora 3 e 45 minuta dhe në 12 e 50 minuta janë arrestuar në Gostivar dhe Forinë.

Gjatë vitit të kaluar dhe këtë vit, me dhunë dhe mjete të ndryshme, kanë hyrë në bastore sportive, markete dhe shitore celulare në Gostivar, nga të cilat kanë marrë para, mjete teknike dhe sende të tjera dhe në mënyrë të kundërligjshme kanë përfituar dobi të përgjithshme pasurore prej rreth 2 milionë denarë.

Për të dy do të përgatitet parashtresë përkatëse sipas nenit 236 të Kodit Penal.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена