Na ndiqni në:

Gostivari

Iniciativa qytetare “Gostivari që duam” – U bashkuam që të kërkojmë zgjidhje të problemeve, jo për të kritikuar

Botuar

  • македонски јазик

Iniciativa qytetare “Gostivari që duam” për nesër (28 Gusht) njoftoi debat publik në sheshin e qytetit, në të cilën siç theksuan do të diskutohen problemet akute të cilat i shqetësojnë qytetarët e Gostivarit.

Të debatojmë dhe të ofrojmë zgjidhje mbi të gjtha këto anomali që po na rëndojnë përditshmërinë çdo ditë e më tepër.  Gostivari aktualisht përballet me trafik të mbingarkuar, rrugë të ngushta, papastëri publike, mungesë të transporit publik, mungesë të gjelbërimit, ajër të ndotur si pasojë e funksionimit të deponisë Rusino, me qentë endacak gjithandej hapësirave publike. Ne në Iniciativë jemi bashkuar rreth një qëllimi të sinqert për të kërkuar dhe ofruar zgjidhe për trasparencën e munguar në institucione, për urbanizëm që nuk uzurpon dhe që nuk na merr frymën për çdo ditë, për shkolla dhe administratë të depolitizuara dhe profesionale, për Ndërmarrje Publike që do të ofrojnë shërbime më të mira për qyetarët e Gostivarit. Nuk jemi këtu për të kritikuar asnjë pushtetar. Iniciativa jonë nuk tenton të kërkon llogari nga askush për gjendjen ku ndodhemi, por të kërkojmë dhe gjejmë zgjidhje për problemet me të cilat ballafaqohet sot Gostivari.”, tha në pres-konferencën e sotme Lek Dalipi nga iniciativa. Dalipi informoi se iniciativa ka draft programin e vet për zgjedhjet e ardhshme lokale, por pa precizuar a do të thotë kjo se do të dalin me kandidatët e tyre në zgjedhje ose do t’jua ofrojë programin partive politike. “Po themi draft program, pasi ende nuk është përmbyllur dhe qëllimi i panelit që do ta organizojmë të shtunën në qendër të Gostivarit, do të jetë njoftimi i qytetarëve me nismën tonë dhe shpresojmë që të marrim propozime konkrete nga ana e tyre për zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohen qytetarët e Gostivarit.

Të ftuar në Panel do të jenë përfaqësues të Pushtetit Lokal dhe Qendror, përfaqësues të Organizatave Joqeveritare, subjekteve politike, deputetë të zonës dhe të gjithë qytetarët e Gostivarit që e ndjejnë për obligim të japin kontrubutin e tyre në zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohet Gostivari.”, tha Dalipi.

Debati publik është i caktuar nesër me fillim në ora 18.

Сподели на:
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени работни места во Полог:

Advertisement
Advertisement
Gostivari3 ditë më parë

Taravari: Pres nesër BDI të më sulmojë për spitalin në Kërçovë, për to un jam fajtor për gjithçka

Gostivari6 ditë më parë

Gostivarpress.mk me donacion për nxënësit me rastin e 5 vjet ekzistencë të medias

Kulturë1 javë më parë

Nesër në mbrëmje premierë në Teatrin e Gostivarit

Maqedoni4 ditë më parë

Prej të martës do të paguhen pensionet e shtatorit

Maqedoni1 javë më parë

Nga Tetori të vaksinuar me një dozë nuk do të mund të hyjnë në kafeteri, restorant, ngjarje

Zgjedhjet Lokale 20212 javë më parë

Iniciativa “Gostivari që dua” dhe BDI bashkë në zgjedhjet

Gostivari2 javë më parë

Ka raste të korona virusit nëpër shkollat në Gostivar, por situata është stabile, vlerësojnë organet kompetente

Gostivari1 javë më parë

Sulm fizik në kazino në Gostivar, të arrestuar 2 persona

Maqedoni2 javë më parë

Katër ekspertë Gjermani të kyçen në hetimin për zjarrin në spitalin modular në Tetovë

Gostivari1 javë më parë

Në Gostivar i privuar nga liria një hotelier në lokalin e të cilit ka pasur mysafirë pa çertifikatën e vaksinimit

Gostivari2 javë më parë

E ndezur deponi ilegale rreth rrugës Gostivar-Tetovë, janë djegur edhe goma

Gostivari3 ditë më parë

BDI dhe “Gostivari që dua” lanë thasë me mbeturina para komunës: Taravari premtonte qytet të pastër, kurse gjithkund ka mbeturina

Gostivari2 ditë më parë

Të arrestuar dy gostivaras për shkak të sulmit fizik dhe prishje të rendit dhe qetësisë publike

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!