fbpx
Na ndiqni në:

Gostivari

Përhapet gripi mes qytetarëve në Gostivar

Botuar

  • македонски јазик

Ambulancat në Gostivar janë mbushur me pacientë të cilët kanë simptoma të gripit sezonal. Përderisa qytetet tjera aktualisht po luftojnë me korona virusin, situata në Gostivar është e qetë, por qytetarët po vuajnë nga gripi. Sipas të dhënave të fundit të Institutit të Shëndetit Publik, në periudhën 29 nëntor deri më 5 dhjetor në Gostivar janë raportuar 33 raste me grip, që e vendos atë në vendin e dytë për nga numri i pacientëve në vend, pas Dibrës ku kishte 44. Duke qenë se nuk parsqiten të gjithë pacientët, numri real është më i lartë.

Në Maqedoni në periudhën e treguar gjithsej janë regjistruar 100 të sapo infektuar me grip. Numri është rritur në krahasim me sezonin e kaluar për 32.

Për sa i përket moshës, 52 persona janë të moshës 15-64 vjeç, 29 janë të regjistruar te fëmijët 0-4 vjeç, 18 tek fëmijët 5-14 vjeç dhe një person mbi 65 vjeç.

Sipas të dhënave nga Administrata Elektronike e Shëndetësisë, që nga fillimi i vaksinimit kundër gripit, në vend janë vaksinuar gjithsej 44 374 persona nga kategoritë e rrezikshme të popullsisë me vaksina falas. Sa i përket vaksinave komerciale, sipas të dhënave të disponueshme nga QSHP/AP, janë vaksinuar 3604 persona.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена